Panairi Future2Tech

Panairi më i madh dedikuar  teknologjisë, “Future2 Tech” u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech të cilat mblodhën 75 kompani nga vendi dhe rajoni, të cilat promovuan produktet dhe shërbimet e tyre, gjithashtu u shpalos  vizioni që kanë kompanitë e tyre për teknologjinë në të ardhmen. Future2Tech priti organizata, institucione, shoqata dhe kompani nga sektorë të ndryshëm, të gjitha të lidhura me temën e përbashkët të teknologjisë. Industritë në panair  përfshinin Shitje me Pakicë Hardware & Software, Automobilistikë, Industri Farmaceutike, Financa, Robotikë, Media, Kujdesi Shëndetësor, Inxhinieri, Industria e Modës dhe shumë të tjera. E ftuar ishte dhe Bashkia Tiranë, ku shpalosi me profesionalizëm shërbimet e digjitalizuara , që janë në shërbim të qytetarëve të saj.

Fokusi kryesor i këtij panairi ishte:

  1. Inovacioni,
  2. Teknologjia
  3. Edukimi.

Gjatë dy ditëve të panairit u organizuan: panele diskutimi, forume të ndryshme mbi sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, realitetin virtual, konferenca, workshope ku u informuan mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj. Folës ndërkombëtarë, ishin gjithashtu pjesë e eventit. Audienca nga ana tjetër ishe shume e gjerë morën pjesë mijëra vizitorë kryesisht të rinj.

Shopping Basket