Rreth Nesh

Si udhëheqës të teknologjisë së qytetit, ne jemi përgjegjës për ruajtjen e infrastrukturës dhe sistemeve kryesore të IT -së që prekin çdo aspekt të jetës së qytetarëve, gjithashtu jemi përgjegjës për çështje që lidhen me zhvillimin, promovimin e strategjisë së inovacionit dhe zhvillimit të projekteve novatore, si dhe startup-eve duke ndikuar në ndërtimin e një ekosistemi të shëndetshëm, për të sjellë risi ndaj shërbimeve të ofruara nga strukturat e Bashkisë Tiranë.

Një ndër pikat kryesore të Tirana Tech është administrimi i çështjeve që lidhen me zhvillimin dhe promovimin e strategjisë së sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke përdorur teknologji inovative dhe efikase, zhvillimin dhe implementimin e proçedurave mbi jetëgjatësinë e tyre, monitorimin dhe raportimin e funksionimit dhe vazhdimësisë së sistemeve dhe infrastrukturës informatike në funksion të rritjes së efikasitetit të informacionit dhe komunikimit. Gjithashtu jemi përgjegjës për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku veprojmë, si dhe për programet, veprimtaritë dhe proçeset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.

Pikë tjetër e rëndësishme është menaxhimi i çështjeve të cilat lidhen me zhvillimin e aplikacioneve, sistemeve dhe websiteve, platformës GIS sëbashku me bashkërendimin e veprimtarisë hartografike, krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave si dhe mbështetjen aktive të proçesit të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion. Tirana Tech propozon ide dhe harton projekte të reja në fushën e inovacionit me fokus ekosistemin e startup-eve dhe teknologjisë në bashkëpunim me kontaktet e krijuara me donatorë potencialë dhe partnerë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara. 

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë pa përmendur dhe grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e treguesve statistikorë të punës të Bashkisë Tiranë si dhe për mirëmbajtjen dhe përditësimin e Platformave Statistikore Open Data, duke realizuar identifikimin e të dhënave bazë dhe duke përcaktuar qëllimet dhe objektivat që duhet të trajtojë në përpilimin e raporteve statistikore. Opendata është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli. Programi vlerësohet si një hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve me një kosto më të ulët dhe rritjes së transparencës për aktivitetin që kryen Bashkia e Tiranës. Informacioni nuk konsiderohet më si një e drejtë e institucionit që e krijon atë, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm për qytetarët.

Tirana Tech një mundësi e re për t’u përfshirë në teknologji dhe me të gjitha projektet më të fundit, programet, iniciativat dhe aktivitetet, të cilat u vijnë në ndihmë qytetarëve të Tiranës.

Shopping Basket