Aplikacioni eTirana

Ky aplikacion mundëson për qytetarët informim në kohë reale, pa pagesë, 24/7 ditë në javë, mbi dokumentacionin e nevojshëm, proçedurat, tipologjitë, kategoritë e shërbimeve që Bashkia Tiranë dhe Njësitë Administrative ofrojnë sëbashku me afatet përkatëse. Në kategorinë e shërbimeve, përfshihen rreth 168 shërbime, ku secili shërbim është i pajisur me kartelën informuese dhe formularët e aplikimit për marrjen e një shërbimi të caktuar. Shërbimet janë të kategorizuara sipas ofruesit të shërbimit:

Bashkia Tiranë – Transporti, Gjendja civile, Kulturë, Zhvillimi ekonomik urban dhe Migracioni, Burime Njerëzore, Karburante, Bashkëpronësia, Pastrimi, Planifikimi i Territorit, Shërbimi social, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi, Strehimi;

Njësitë Administrative – Arkiva, Emergjenca civile, Gjendja civile, Kërkesë – Ankesë, Prona, Banimi, Shërbimi social, Planifikimi i Territorit, Tokë.

Bashkia Tiranë
Transporti
Gjendja civile
Kulturë
Zhvillimi ekonomik urban dhe Migracioni
Burime Njerëzore
Karburante
Bashkëpronësia
Pastrimi
Planifikimi i Territorit
Shërbimi social
Mbrojtja nga zjarri dhe Shpëtimi
Strehimi
Njësitë Administrative
Arkiva
Emergjenca civile
Gjendja civile
Kërkesë Ankesë
Prona
Banimi
Shërbimi social
Planifikimi i Territorit
Tokë

Bashkia Tiranë

Njësitë Administrative

Aplikacioni eTirana është i aksesueshëm për këdo qytetar i cili ka në përdorim të tij një smartphone, ku ky i fundit mund ta shkarkojë në  Apple App Store dhe Google Play Store. Aplikacioni është pa asnjë tarifë shkarkimi dhe mund të përdoret nga të gjitha grupmoshat.  Përdormi i saj është i realizuar në dy forma, me ose pa krijimin e një llogarie në aplikacion, sipas dëshirave të përdoruesve. Krijimi i një llogarie nuk nënkupton ofrim shërbimi më të saktë ose më të shpejtë, por nënkupton përshtatjen e aplikacionit sipas nevojave dhe kërkesave të përdoruesve. Një ndër opsionet që mund të përmendim është ruajtja e shërbimeve sipas preferencës. Aplikacioni pasi shkarkohet në smartphone të jep mundësinë të zgjedhësh nëse kërkon të njoftohesh rreth eventeve më të fundit që ndodhin në Tiranë dhe të gjitha informacioneve rreth ndryshimeve të shërbimeve që ofron Bashkia dhe Institucionet e varësisë. Tashmë, nëpërmjet këtij Aplikacioni, ju mund të ndani me miqtë tuaj çdo event interesant në rrjetet tuaja sociale, si InstagramFacebook, Twitter dhe LinkedIn. Gjithashtu, një mundësi tjetër e ofruar nga ky aplikacion është Plotësimi i Anketave, i cili hulumton opinionin publik për të vëzhguar se sa të kënaqur janë nga shërbimet e ofruara bashkiake, kush është perceptimi qytetar mbi aktivitetin e Bashkisë, çfarë do të donin të ndryshonin apo të përmirësonin nga shërbimet ndaj publikut. Risi tjetër e aplikacionit është identifikimi i njësisë administrative, e cila realizohet duke vendosur emrin e rrugës në fushën e kërkimit, aplikacioni do të ridrejtojë përdoruesin në platformën GIS, ku do të shfaqet e ngjyrosur Njësia Adminstrative me numrin respektiv të asaj rruge.  

Informim në kohë reale 24/7
Evente
Gjej njësinë ku banon
Anketime online
Shopping Basket