Open Data

Opendata është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli.

Tirana u bë qyteti i parë në Shqipëri, prej Prillit 2017, me një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve. Bashkia e Tiranës, ka hedhur online portalin “opendata.tirana.al”, i cili rrit transparencën dhe u ofron qytetarëve të dhëna të ndryshme për punët, investimet dhe çdo shërbim që kryhet në qytet. Programi vlerësohet si një hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve me një kosto më të ulët dhe rritjes së transparencës për aktivitetin që kryen Bashkia e Tiranës.

Informacioni nuk konsiderohet më si një e drejtë e institucionit që e krijon atë, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm për qytetarët. Megjithatë portali ndihmon edhe bashkinë për të përcaktuar se cilat janë prioritet në punët e qytetit, për të ndihmuar politikëbërësit për të marrë vendime dhe studiuesit në kryerjen e analizave të ndryshme.

Platforma është bazuar në projektin me burim të hapur DKAN dhe organizohet në tre nivele:

Krahas kategorive, fashikujt e të dhënave mund të identifikohen edhe nëpërmjet grupeve. Një grup përfaqëson institucionin që siguron të dhënat.

Blogs ose Ditarë janë informacione narrative që shpërndahen me qëllim informimin e përdoruesve për përkufizime, legjislacione, procedura etj, që zbatohen në mbledhjen, grupimin dhe publikimin e të dhënave.

Lehtësisht të aksesueshme
Të dhëna të plota dhe autentike
Të dhëna të detajuara, jo vetëm të përmbledhura
Të dhëna të përpunueshme
Shopping Basket