Climathon Tirana 2023

Më 26-29 Tetor u mbajt në Tiranë edicioni i dytë i Climathon, një nismë e themeluar nga Komsioni Europian e cila organizohet në formën e një hackathoni dhe sjell në vëmendje sfidat klimatike në mbarë botën.

Organizuar nga Bashkia Tiranë dhe qendra laboratorike e aftësive të shekullit 21 ICTSlab, edicioni i dytë i Climathon Tirana afroi 140 të rinj të cilët përgjatë një maratone 4-ditore, që u vunë në kërkim të zgjidhjeve për sfidat klimatike me të cilat përballet qyteti i Tiranës.

Organizuar në kuadër të Panairit Automotiv të Shqipërisë, Climathon Tirana mirëpriti Kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, Ministren për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj, nën-Kryetaren e Bashkisë Tiranë znj. Keti Luarasi, bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala, por edhe përfaqësues nga institucionet partnere si znj.Valbona Guringa Banka Credins, znj. Edina Kozma nga Unicef Albania dhe të ftuar nga ekosistemi Sllovak i inovacionit si z. Peter Kolesar, znj. Eva Simekova, z. Martin Veseli dhe z. Martin Mudrak.

Duke folur për idetë inovative, kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj solli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive dhe inkurajimin e përdorimit të makinave elektrike. “Në 3 vite 70 përqind e flotave të taksive janë makina elektrike. Jam i bindur që kur unë ta lë këtë mandat do të jetë 100 përqind elektrike.”

Maratona 48-orëshe e Climathon Tirana filloi mbrëmjen e së Enjtes më 26 Tetor në një takim të veçantë i cili u hap nga menaxherja e projektit znj. Xheni Hatillari, ku u bë regjistrimi i pjesëmarrësve dhe ndarja e grupeve. Gjatë ditës së dytë, e Premte 27 Tetor 2023 të Climathon nën kujdesin e 25 mentorëve, ata nisën workshopet dhe punën në ekip ndërsa në fund të saj u përzgjodhën 10 ekipe më të mira të cilat do të shkonin në finale.

Gjatë ditës së tretë, e Shtunë 28 Tetor 2023, u bë prezantimi i ideve dhe nisën përgatitjet për prezantimin përfundimtare. Dita u mbyll me Festivalin e Ideve. Dita e Dielë, më 29 Tetor 2023 ju dedikua e gjitha ceremonisë përmbyllëse dhe shpalljes së tre fituesve nga juria profesionale e Climathon Tirana.

Burimi: GeekRoom

Shopping Basket