Tirana Tech
Bashkia Tiranë
Bashkia Tiranë
Reforma në administratën publike është një nga reformat më të rëndësishme dhe komplekse, e cila përbën një arritje të madhe në drejtim të rritjes së performancës së administratës. Për t’i ardhur në ndihmë administratës publike dhe për të përmbushur sa më saktë dhe qartë këtë reformë u krijua platforma e-Rekrutimi, e cila mundëson konsolidimin dhe administrimin e proçesit të rekrutimit, nxitjen më tej të konkurrencës transparente, rritjen e performancës dhe menaxhimin e të dhënave.
Tashmë aplikantët mund të ndjekin statusin, rezultatet e aplikimit si dhe të njoftohen përmes email-it mbi rezultatin e aplikimit në çdo fazë të procesit. Çdo apllikim i kryer në këtë platformë është publik dhe i aksesueshëm në çdo kohë, për të ndjekur të gjitha fazat e rekrutimit në kohë reale.
Risi që sjell kjo platformë, është që kandidatët kanë të drejtën e ankimimit, e cila kryhet përsëri në këtë platformë, duke krijuar kështu transparencë dhe lehtësi për këdo që kërkon të jetë pjesë e kësaj platforme. Pas shqyrtimit të ankimimit, aplikanti njoftohet me email dhe tek profili i tij i krijuar për përgjigjen e ankimimit të kryer.
Pas shpalljes së vendit vakant në portal procesi vijon me fazën e dorëzimit të dokumentacionit sipas afateve të përcaktuara në udhëzim. Pas aplikimit në portal nga aplikantët për një pozicion vakant, njësia përgjegjëse do të verifikojë dokumentacionin. Në sistem do të duhet të shfaqet lista e aplikantëve dhe dosja e secilit aplikant. Pas verifikimit të dokumentacionit, burimet njerëzore do të shpallin listën paraprake të aplikantëve të cilët vijojnë konkurimin. Gjithashtu aplikantët, të cilët nuk janë kualifikuar do të njoftohen me email. Ky proces do të menaxhohet nga platforma.
Kjo platformë ka treguar se është kryer menaxhimi i burimeve njerëzore në mënyrën më të mire të mundshme, duke krijuar lehtësi dhe profesionalizëm në mënyrën e rekrutimit.