Tirana Tech
Bashkia Tiranë
Bashkia Tiranë
Menaxhimi financiar është ideuar me qëllim planifikimin, organizimin dhe kontrollin financiar të brendshëm për Bashkinë Tiranë, Njësitë Administrative dhe Institucionet e varësisë në një sistem të unifikuar, për të minimizuar gabimet njerëzore, shkurtuar kohën e nevojshme për veprimet financiare dhe duke bërë të mundur saktësinë e informacionit, si dhe akses në çdo kohë i të dhënave financiare për vendimmarrje të bazuar mbi to. Ky system gjithashtu ofron automatizimin e proçeseve për të patur një zgjidhje finale të një sistemi që përfshin të dhënat e buxhetuara, realizimet dhe të dhënat operacionale përkatëse.
Nëpërmjet tij është arritur:
• Menaxhim i buxhetit dhe burimeve financiare të Bashkisë Tiranë.
• Menaxhimi në tërësi i burimeve njerëzore.
• Marrja e raporteve të ndryshme .
• Konfidencialitet dhe siguri e lartë e të dhënave.
Fokusi kryesor konsiston në përmirësimin e efiçencës dhe efektivitetit në punë i të gjithë kapitalit njerëzor të Bashkisë Tiranë dhe dhënies së shërbimit në një kohë sa më të shpejtë për stafin.