Kina prezantoi superkompjuterin më të ri zhvilluar në vend ditën e mërkure për të cilin agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua thotë se është disa herë më i shpejtë se versioni i kaluar.
Superkompjuteri i quajtur “Tianhe Xingyi” u prezantua në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Guangzhou ndërsa Xinhua nuk dha detaje rreth fuqisë që ka.
Por sipas një raporti i cili citon Lu Yutong, drejtorin e qendrës, kompjuteri ri ka tejkaluar në performancë Tianhe-2, një prej superkompjuterëve më të shpejtë të Kinës.
Tianhe-2 është zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Teknologjive Mbrojtëse (NUDT) dhe qëndron në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterëve në Guangzhou.
Tianhe-2 u vendos në krye të 500 superkompjuterëve më të shpejtë të botës për tre vite me radhë nga 2013 deri në 2016-ën, një vit pasi SHBA vendosi NUDT në listën e zezë duke i kufizuar qasjen në procesorët Intel që përdorte për superkompjuterët.
Një tjetër superkompjuter i fuqishëm Kinez është Sunway TaihuLight i cili renditej i shtati për nga performanca në listën e publikuar në Qershor të 2023.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok