'AI' u cilesua fjala më e përdorur e vitit 2023 nga fjalori Collins
Teknologjia që do të dominojë të ardhmen për mirë apo për keq tani është fjala e vitit. “ AI ” është cilësuar si fjala më e përdorur e vitit 2023 nga botuesi i fjalorit Collins. Përdorimi i fjalës “AI” është katërfishuar gjatë vitit të kaluar. Ajo u zgjodh nga një listë me fjalë që pasqyrojnë gjuhën e përditshme të komunikimit ,e cila është gjithnjë e në zhvillim.
Fjala e vitit përzgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë mediat sociale, median e shkruar etj,. Alex Beecroft, drejtori menaxhues i Collins, tha se “nuk kishte dyshim” se AI kishte qenë “tematika e 2023”.
‘AI’ ka qenë në fokus këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë po aq shpejt pjesë e përditshmërisë tonë sa email-i ,”google” apo çdo teknologji tjetër tashmë e përditshme.
Burimi: The Guardian News
Shopping Basket
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok