Tirana Tech
Bashkia Tiranë
Bashkia Tiranë
YouTube sapo ka lançuar një aplikacion të ri për krijuesit, YouTube Create, i cili do të ofrojë një sërë funksionalitetesh, të lehta për t’u përdorur dhe falas duke i dhënë mundësinë krijuesve të krijojnë video me minutazh te shkurtër dhe video më të gjata. Create synon të adresojë disa nga sfidat me të cilat përballen krijuesit, duke përfshirë procesin e editimit dhe aftësinë për të përdorur mjete krijuese, duke përfshirë gjëra të tilla si stickers, GIF dhe efekte.
Kompania tha se është konsultuar me 3000 krijues për zhvillimin e aplikacionit të ri dhe e ka dizejnuar atë sipas komenteve të tyre. Për të përdorur aplikacionin, krijuesit mjafton të shtojnë klipet e tyre, më pas të zgjedhin midis shërbimeve të shumta të editimit për të filluar krijimin e videos së tyre. Në këtë aplikacion, ata mund të bëjnë ndarjet paraprake dhe të shkurtojnë klipet e tyre teksa po krijojnë një video të re. Ekzistojnë gjithashtu mijëra stickers, GIF dhe një sërë efektesh të disponueshme brenda aplikacionit.
Përveç kësaj, aplikacioni do të ofrojë akses në bibliotekën e YouTube me këngë pa pagesë, në mënyrë që krijuesit të mund të zgjedhin nga mijëra këngë për të plotësuar videot e tyre. Të gjitha këto këngë janë të sigurta për të drejtat e autorit, kështu që krijuesit mund të fitojnë para nga videot e tyre pa u shqetësuar, thotë kompania. Plus, mjeti do të përputhet me ritmet e këngës me videoklipet për të mbajtur gjithçka në sinkron – një veçori e popullarizuar nga TikTok.
Aplikacioni mund të bëjë gjithashtu “pastrim” audio për të hequr tingujt e padëshiruar të sfondit, të gjenerojë automatikisht titrat dhe të eksportojë produktin përfundimtar në kanalin YouTube të krijuesit.
Aplikacioni i ri, fillimisht është i disponueshëm për Android, në tetë tregje në mbarë botë(SHBA, Gjermani, Francë, Mbretëria e Bashkuar, Indonezi, Indi, Kore dhe Singapor).
Kompania thotë se do të vazhdojë të zgjerojë aplikacionin me më shumë veçori dhe ta sjellë atë te më shumë krijues me kalimin e kohës.
Burimi: techcrunch.com