GIS dhe Zhvillim

GIS dhe Zhvillim është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me zhvillimin e aplikacioneve, sistemeve dhe website-ve, krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave, administrimin e sistemit GIS dhe të gjithë çështjeve që lidhen me bashkërendimin e veprimtarisë hartografike, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara.

Puna kryesore konsiston në proçesin e analizës, dizenjimit, krijimit, modifikimit, integrimit, implementimit dhe testimit të sistemeve të menaxhimit dhe modeleve të të dhënave, duke mundësuar përmirësimin e tyre me qëllim thjeshtësimin e procesit të punës në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, duhet të përmendim procesin e zhvillimit të përpunimit dhe shpërndarjes së produkteve (hartat, serviset), duke u bazuar në programet bashkëkohore të GIS dhe mirëmbajtjen e tyresi dhe procesin e mbledhjes, përpunimit, shpërndarjes së të dhënave, krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave duke përdorur programe GIS (ArcGis, QGIS), dhe Autocad (Map, Civil, Revit). Pjesë tjetër e rëndsishme të cilën duhet të përmendim është procesi i gjenerimin të raporteve, përgatitjen e manualeve dhe dokumenteve të tjerë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve, sistemeve, website-ve, bazave të të dhënave. Kjo pjesë e Tirana Tech realizon procesin e hartimit të specifikimeve teknike dhe termave të referencës për sistemet mbi aplikimet e nevojshme për digjitalizimin e proceseve të punës si dhe përgatit strategjinë për rritjen e përformancës dhe sigurisë së aplikacioneve të brendshme, sistemeve dhe wbsiteve, propozon zgjidhje teknike dhe kërkon risi, me qëllim optimizimin e punës në aplikacionet e Bashkisë Tiranë.

Menaxhim i Projekteve
Zhvillim & mirëmbajtje

Aplikime Web
Zhvillim & Mirëmbajtje

Mobile
GIS
Shopping Basket