Teknologji Informacioni

Kjo pjesë e Tirana Tech menaxhon rastet që lidhen me zhvillimin dhe promovimin e strategjisë së sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke përdorur teknologji inovative dhe efikase, zhvillimin dhe implementimin e proçedurave mbi jetëgjatësinë e tyre, monitorimin dhe raportimin e funksionimit dhe vazhdimësisë së sistemeve dhe infrastrukturës informatike në funksion të rritjes së efikasitetit të informacionit dhe komunikimit.

Fillimisht duhet të përmendim se TI drejton dhe monitoron proçeset në kuadër të mirëfunksionimit, vazhdimësisë dhe efikasitetit të sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit, komunikimit të implementuara në Bashkinë Tiranë si dhe procesin e shkëmbimit elektronik të të dhënave në të gjithë Bashkinë. Gjithashtu, është përgjegjëse për ndjekjen e hapave strategjikë për zhvillimin e projekteve dhe implementimin e teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit, integrimin e tyre me infrastrukturën e ekzistuese, në funksion të digjitalizimit optimal të proceseve të punës në institucion dhe më gjerë si dhe siguron zhvillimin dhe implementimin e proçedurave mbi zhvillimin dhe jetëgjatësinë e sistemeve dhe infrastrukturës, proçesin e implementimit të procedurave të sigurisë së informacionit që trajton institucioni, proçeset backup dhe restore të sistemeve si dhe siguron zbatueshmërinë e tyre për të garantuar ruajtjen, integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e këtyre sistemeve. TI bashkëpunon me strukturat kompetente në Bashki, koordinon verifikimin e pajtueshmërisë së proçeseve, metodologjive, dhe procedurave të drejtorisë me kuadrin ligjor në fuqi duke dhënë ekspertizën ligjore në proçedurën e ndjekur si dhe ndjek proçesin e zhvillimit të punëve kërkimore, këshillimit të sektorëve të tjerë lidhur me mbledhjen, disponueshmerinë, sigurinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave.

Suport
Infrastrukturë
Monitorim dhe raportim të funksionimit të sistemeve
Siguria e sistemeve
Shopping Basket