Të dhënat

Pjesa e katërt dhe jo më pak e rëndësishme janë të dhënat, të cilat janë përgjegjëse për grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e treguesve statistikorë të punës së Bashkisë, si dhe për mirëmbajtjen dhe përditësimin e Platformës Open-Data, duke realizuar identifikimin e të dhënave bazë dhe përcaktuar qëllimet dhe objektivat që duhet të trajtojë në përpilimin e raporteve statistikore. Gjithashtu, janë përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet, veprimtaritë dhe proçeset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.

Puna kryesore konsiston në identifikimin e të dhënave bazë, si dhe përcakimin e qëllimeve dhe objektivave që duhet të trajtohen në përpilimin e raporteve statistikore si dhe menaxhimin e mbledhjes në mënyrë periodike të të dhënave që paraqesin punën e strukturave përkatëse pjesë e aparatit Bashkisë Tiranë, si dhe institucioneve të varësisë. Gjithashtu kontrollon dhe jep miratimin për analizimin, publikimin dhe ruajtjen e këtyre informacioneve në platformën Open-Data si dhe kontrollon dhe jep miratimin për përmbajtjen e raporteve statistikore, nëpërmjet analizave të kryera nga sektorët në varësi. Duhet të përmendim se kjo pjesë e Tirana Tech përgatit materiale të nevojshme statistikore në kuadër të projekteve të ndyshme, kryerjen e përmbledhjeve të publikimeve më të fundit me karakter informues si dhe planifikon dhe menaxhon njohjen e teknikave (metodologji, software) të reja në fushën e përpunimit e informacionit statistikor.
Tirana Tech krijon dhe mban kontakte të vazhdueshme me zyrat analoge, pranë institucioneve të tjera publike (INSTAT, ASIG, Ministri, Institute Shkencore e Kulturore etj.), organizmave të huaja e subjekte private.

Raporte statistikore
Analizim i të dhënave
Platforma Open Data
Publikim të dhënash
Shopping Basket