Qyteti Studenti

Problemi kryesor për studentët që viijnë nga rrethet, por jo vetëm për të studiuar në universitetet e kryeqytetit është gjetja e një venbanimi që t’iu ofrojë atyre kushtet e duhura dhe pa kosto. Falë angazhimit të Bashkisë Tiranë së bashku me qeverinë janë përmirësuar ndjeshëm godinat e konvikteve duke bërë që fluksi i kërkesave për konvikte të jetë i lartë. Por si menaxhohet ky fluks në mënyrë që të mos mbetet asnjë student i pakënaqur.

Pikërisht për këtë arsye është ngritur sistemi Qyteti Studenti, një sistem lehtësisht i aksesueshëm nga çdo student. Tashmë rezervimi i dhomës mund të bëhet online, pa patur nevojë që studentët të paraqiten disa herë për të dorëzuar dokumentet.

Çdo rezidencë konvikti ka personin përgjegjës, kontaktet e tyre, ku studentët mund të marrin përgjigje për çdo pyetje që kanë.

Në linkun https://qytetistudenti.tirana.al/ studentët kanë mundësi të rezervojnë dhomën e tyre duke plotësuar fushat përkatëse me të dhënat e tyre dhe brenda 3 ditëve duhet të dergojnë mandatin e pagesës në kontaktet e rezidencave përkatëse.

Menaxhimi i brendshëm i sistemit i mundëson stafit përgjegjës të menaxhojë proçesin e regjistrimit, ku vetëm pasi aplikantët në përputhje me kriteret e përcaktuara kanë dorëzuar dokumentacionin, aplikimi kalon nga statusi në pritje në statusin rezervuar. 

Rezervimi i dhomës online
Informacion i detajuar rreth dhomave
Menaxhimi i procedurave të rezervimit
Shopping Basket