Cloud

Cloud është një aplikacion i ndërtuar nga Tirana Tech, i cili është i thjeshte dhe i lehtë në përdorim, me funksion kryesor shpërndarjen e dokumentave të ndryshëm brenda dhe jashtë përdoruesve të Bashkisë Tiranë. Qëllimi kryesor i këtij aplikacioni është krijimi i një hapësire të përbashkët në të cilin përdoruesit mund të ruajnë dokumenta të punës së tyre të përditshmet (me kapacitet deri në 1 GB) si dhe dokumenta të përbashkët të Drejtorisë (me kapacitet deri ne 20GB).
Sistemi cloud është sistem opensource i përshtatur për tu përdorur nga stafi i Bashkisë Tiranë si foldershare. Ky aplikacion mundësin edtitim e të njëjtit document nga punonjës të ndryshëm në kohë reale, pa pasur nevojë dërgimin në dokumentacionit nëpërmjet postës eletronike duke humbur kohë dhe pa efektivitet në punë. Sistemi përpos qëllimit kryesor ka dhe funksionalitete të tjera si email i integruar me emailin e Bashkisë apo chat ku mund të krijosh grupe për të komunikuar.

Cloud Bashkia Tiranë mund të aksesohet nga adresa https://cloud.tirana.al brenda dhe jashtë rrjetit të Bashkisë duke ofruar kështu një platformë të aksesueshme dhe të disponueshme në çdo kohë. Ndërfaqja është e thjeshtë dhe kërkon autentikimin e përdoruesve me të njëjtat kredenciale të active directories, pasi keto dy sistemi janë të integruara.
Struktura e mjedisit që ofron NextCloud është fleksibël dhe mund të personalizohet shumë thjeshtë. Një person përgjegjës i çdo drejtorie, në bashkëpunim me një specialist të IT-së, sipas kërkesave dizenjon hapësirën e përbashkët në mënyrë të tillë që të përputhet me nevojat e punës.
Aplikacionet Nextcloud janë: Email, Microsoft Office, Calendar, Tasks, Contacts, Circles, Activity dhe Video Calls.

Aplikacioni i email-it është një mënyrë alternative për të lexuar postën elektronike zyrtare të cdo punonjësi të Bashkisë brenda ambjentit Cloud. Përdorimi i tij është tepër i thjeshtë dhe i lehtë për tu përdorur.

Aplikacioni i Microsoft office të jep mundësinë e leximit të formateve (.odf, .doc .docx .xlsx etj) brenda hapësirës së Nextcloud vetëm përmes një klikimi, pa qënë nevoja që ato të shkarkohen lokalisht në kompjuter. Punohet në hapsirën e cloud njëlloj sikur të ishit të bëra download në kompjuter.

Tasks në brendësi të Cloud është një aplikacion i konceptuar si një “To-Do List” ose ndryshe një listë aktivitetesh për tu bërë. Nga aty mund të shtohet dhe fshihen aktivitete, të cilave mund ti vendoset një titull, një përshkrim, një datë fillimi dhe mbarimi, një kujtues, mund ti shënoni disa nga aktivitetet si të rëndësishme dhe të shtoni komente në to.
Aplikacioni Contacts i Cloud Bashkia Tiranë shërben për ruajtjen e kontakteve në Cloud dhe sinkronizimin me lehtësi të tyre me paisjeve të ndryshme, dhe gjithashtu jep mundësi editimi online. Mund të ndahen lehtësisht kontaktet me kolegët tuaj, të sinkronizohen eventet me kalendarin etj.

Circles është një shtojcë në brendësi të Cloud e cila jep mundësinë e krijimit të grupeve që më pas listohen si përdorues dhe mund të përdoren për të shpërndarë një dokument, një mesazh apo një koment tek të gjithë pjesëtarët njëkohësisht.

Aplikacioni i Activity jep mundësinë e shikimit të aktiviteteve më të fundit që kanë ndodhur në hapsirën tuaj në Cloud. Aty mund të shikoni jo vetëm veprimet tuaja por edhe aktivitetet e përdoruesëve të tjerë në hasirat tuaja të përbashkëta ne Cloud. Psh nëse një përdorues bënë ndryshime në një dokumen që e keni të përbashkët me ta në cloud, ky veprim do ju shfaqet në listen e aktiviteteve.
Video Calls, jep mundësinë e kryerjes së Video Calls nëpërmjet mjedisit tuaj të Cloud. Mund të ftohen persona nga lista juaj e kontakteve për tiu bashkuar telefonatës ose mund të krijohet një link dhe të ndahet me persona të tjerë jashtë kësaj hapsire. Aplikacioni ofronë mundësinë për të bërë telefonata private ose publike, në grup ose të mbrojtura me një fjalëkalim.

Synimi i implementimit të këtij aplikacioni është të shkurtojë kohë dhe të ofrojë lehtësi për punonjësit të cilët nëpërmjet “Cloud Bashkia Tiranë” ruajnë dhe shpërndajnë në mënyrë të thjeshtë me njëri-tjetrin çdo dokumentacion pune.

Lehtësi në komunikim dhe përdorim
Mundëson FileShare të dokumentave
Akses në kohë reale
Ofron aplikacione të ndryshme
Shopping Basket