Kartat e Aksesit

Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe në vend ka një infrastrukturë të gjerë të sistemeve teknologjike me shpërndarje gjeografike në gjithë Tiranën, në zyrat satelite të saj, në 24 Njësitë Administrative dhe 3 Lagjet e reja.

Tirana Tech ka krijuar sistemin e kontrollit të aksesit i cili bazohet në teknologji të ndryshme, me shkallë të ndryshme sigurie, nga kartat e check-in tek siguria kibernetike dhe pajisjet mbyllëse. Njohja e specifikave të secilës është thelbësore për administrimin e të dhënave personale dhe kredencialeve të hyrjes. Përveç hyrjeve kryesore te godinave në pronësi të Bashkisë Tiranë, gjithashtu mund të kufizohet hyrja në disa zona të caktuara si dhomat e skedarëve, dhomat e serverave, zonat e ruajtjes së inventarit, zona të cilat mbajnë dokumentacione me rëndësi të lartë, dhoma e magazinës etj,.

Dizajni miqësor i një sistemi elektronik të kontrollit të qasjes në lexuesin elektronik të kartës elektronike e bën të thjeshtë dhe të lehtë. Sistemi siguron të gjitha përfitimet nga kontrolli tradicional i qasjes, si për shembull t’ju ndihmojë të siguroni dyert, të menaxhoni aksesin e punonjësve dhe mund të menaxhoni edhe vendet në distancë. Përveç kësaj, sistemi lejon të krijoni raporte të ndryshme për të përmbushur kërkesat e pajtueshmërisë. Mjafton të logoheni dhe jeni gati për të kryer të gjitha kërkesat dhe funksionet sipas kërkesave ditore.

Në institucion është implementuar dhe është tërësisht funksional sistemi elektronik (i qendërzuar) i check-imit të kartave të aksesit nëpërmjet kartave RFID. Sistemi është implementuar në të gjitha vendndodhjet e Bashkisë Tiranë, kudo ku stafi i saj ushtron aktivitetin zyrtar, duke bërë të mundur :
• Monitorimin e lëvizjeve të stafit
• Raportimin dhe gjenerimin e informacionit mbi hyrje/daljet .
• Integrim me sisteme të tjera
• Siguri dhe konfidencialitet të lartë

Siguri dhe konfidencialitet
Monitorim i lëvizjeve të stafit
Raportim mbi hyrje/daljet
Integrim me sisteme të tjera
Shopping Basket