Tirana Data Store

Tirana Data Store si pjesë e Tirana Tech është platforma e krijuar për të qendërzuar mbledhjen, analizimin dhe menaxhimin e të dhënave të cilat trajtohen nga strukturat e bashkisë në funksion të kryerjes së analizave statistikore. Platforma shërben si një “Bankë të dhënash” për çdo strukturë të Bashkisë Tiranë, Njësive Administrative dhe Institucioneve të varësisë.
Platforma statistikore e të dhënave ka lindur si një nevojë e vazhdueshme për të depozituar dhe qendërzuar të dhënat e ardhura nga burime të ndryshme dhe për t’iu referuar të njëjtit burim informacioni nga struktura të ndryshme të bashkisë.
Çdo strukturë depoziton të gjithë informacionin në këtë platformë për të përdorur më së miri kohën si edhe mundësinë për të kryer analiza të punëve të përditshme, studimin e trendeve, problemeve të hasura dhe performancës së punës. Gjithashtu, kjo platformë ofron mundësinë e reduktimit të proçedurave administrative për kordinimin e mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të informacionit dhe kohën e aksesimit të tij për ato të
dhëna që gjenden jashtë njësisë.

Tirana Data Store siguron ndjekjen e proçesit të raportimit sipas politikave të vetë institucionit dhe vendosjen e informacionit në formë transparente për të gjitha palët e përfshira duke identifikuar kush janë njësitë raportuese, periodicitetin e raportimit të secilit dhe respektimin e afateve dhe përgjegjësive të ngarkuara.
Platforma mundëson gjenerimin e raporteve të sakta dhe të qarta sipas formateve të përcaktuara, të cilat përfshijnë grafe, tekst, tabela, dokumenta, ku këto të fundit mund të eksportohen në formate .pdf, .xlsx, etj., sipas nevojave dhe kërkesave. Platforma pasurohet në vijimësi me të dhëna të cilat janë në dispozicion për publikun me anë të portalit opendata.tirana.al.

Depoziton dhe Qendërzon të dhëna
Redukton proçedurat administrative
Gjenerim raportesh
Analizim të punëve dhe studim të trendeve
Shopping Basket