Sistemi Informacionit Gjeografik

Sistemi i Informacionit Gjeografik (GIS) është një mjet i fuqishëm, i cili ndihmon në paraqitjen grafike të të dhënave gjeohapsinore. Ai ka gjetur përdorim të gjerë në fusha dhe disiplina të ndryshme shkencore dhe humane.
GIS ka si qëllim mbledhjen, ruajtjen, analizën, përpunimin, përditësimin dhe vizualizimin e informacionit gjeohapësinor që trajtohet nga Bashkia Tiranë. GIS Tirana është platformë e bazuar në web e destinuar për menaxhimin e të dhënave që lidh përdoruesit me harta, me anë të aplikacioneve dinamike, me qëllim plotësimin e nevojave, kërkesave të institucionit dhe sigurimi i vazhdimësisë së punës në të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara për qytetarin. Kjo platformë mundëson mbështetjen e të gjithë objektivave institucionale për menaxhimin e të dhënave hapësinore për të cilat është përgjegjëse administrata e Bashkisë Tiranë si dhe shkurtimin e afateve për përpunimin e kërkesave për të mbështetur proçeset aktuale të punës.
GIS ofron standartizimin në ndarjen e të dhënave dhe ndërveprueshmëri mes stafit, transparencë dhe siguri të lartë për të gjithë të dhënat gjeohapësinore si dhe lehtësisht e klikueshme nëpërmjet një portali publik që është baza dhe pika qendrore për realizimin e shkëmbimit transparent dhe të drejtpërdrejtë të informacionit tek qytetarët.

GIS shërben si një menaxher dixhital për të grumbulluar të dhëna të ndryshme mjedisore, gjeografike, social-ekonomike etj, në një database të centralizuar dhe të vetme. Ai ndihmon në sigurimin e të dhënave me cilësi të lartë dhe me kosto më të ulët për qëllime të ndryshme, si dhe lejon korrigjimin e gabimeve dhe kontrollin e cilësisë për shtresa të ndryshme të dhënash të cilat do ishin krejt të pamundura në hartat analoge.

Pasqyrim i të dhënave hapësinore
Krijim të aplikacioneve dinamike
Ngarkim të skedariëve (WMS, WFS, WCS, WPS, Tile Caching) në një bazë të dhënash të centralizuar
Menaxhim dhe zhvillim të informacionit gjeohapsinor
Shopping Basket