Sistemi i fëmijëvë në situatë rruge

Me qëllim reduktimin e fenomenit të fëmijëve të identifikuar në situatë rruge dhe shfrytëzimit ekonomik të tyre, Bashkia Tiranë, ka ngritur qendrën më të re “Qendrën Komunitare të Terrenit” e cila ka si synim të koordinojë proçesin e ndërveprimit të të gjithë aktorëve pjesëmarrës në proçes dhe skuadrave të terrenit, duke mundësuar në këtë mënyrë marrjen e masave të nevojshme nga institucionet përgjegjëse për dhënien e ndihmës së menjëhershme ndaj tyre.
Në kuadër të kësaj nisme është ngritur sistemi i fëmijëvë në situate rruge, cili ofron regjistrimin në kohë të procesit të identifikimit proaktiv të fëmijëve në situatë rruge nga skuadrat e terrenit, raportimin në kohë dhe me cilësi nga skuadrat e terrenit drejt koordinatorit dhe strukturës përgjegjëse të skuadrave të terrenit dhe raportimin tek Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Sektori për Mbrojtjen e Fëmijës.
Gjithashtu ky sistem mundëson sigurimin, gjenerimin, analizën dhe raportimin e të dhënave të sakta mbi procesin e identifikimit, raportimit në zbatim të funksionit dhe qëllimit të ofrimit të shërbimeve nga “Qëndra Komunitare e Terrenit”, transparencë në të gjitha hallkat e përfshira në këtë proçes dhe mundësi evidentimi problematikash për t’i adresuar në kohë.
Ky sistem i ngritur është një mundësi mjaft e mirë për të gjithë stafin dhe komunitetin, pasi ofron saktësi të informacionit dhe akses në çdo kohë të të dhënave për të kryer vendimmarrje sa më të saktë nga të dhënat e gjeneruara.
Risi që vjen me këtë sistem është pajisja me tablet e të gjithë punonjësve të terrenit të cilët mund të aksesojnë lehtësisht sistemin dhe për të kryer raportimin e tyre në kohë reale. Bashkia Tiranë dhe strukturat përgjegjëse janë angazhuar plotësisht në trajtimin dhe reduktimin e këtij fenomeni.

Regjistron dhe identifikon fëmijët në situatë rruge
Gjeneron dhe analizon të dhëna
Raportim në çdo kohë të situatës
Aksesim në kohë reale nëpërmjet tabletave
Shopping Basket