Regjistri i Fermerit

Nëpërmjet këtij projekti është ngritur një sistem elektronik për proçesin e mbledhjes, përpunimit dhe raportimit të të dhënave rreth fermerëve. Proçesi i mbledhjes së të dhënave realizohet në terren, në kohë reale nga specialistët e ZMMT-ve (Zyra e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës) përmes një tableti ku është instaluar sistemi elektronik. Sistemi i fermerit i cili është implementuar në platformën GIS synon regjistrimin e të dhënave të fermerëve që ushtrojnë veprimtarinë në hapësirën territoriale të Tiranës, duke krijuar kështu një hartëzim të kulturave të mbjella, sipas parcelave kadastrale, sistem i cili do të përditësohet çdo vit. Ky sistem krijon një patern (model) të kulturave të mbjella në kuadër të hartimit, zbatimit të politikave dhe programeve mbështetëse në mënyrë sa më efiçente. Ky sistem mundëson:

  • Regjistrimin e të dhënave të fermerëve si: emër, mbiemër, kodi i fermës, NIPT,  sipërfaqja që ka në zotërim dhe në përdorim.
  • Regjistrimi i vendndodhjes do të realizohet nëpërmjet GPS-it, në kohë reale nga punonjesit e ZMMT-ve, nëpërmjet ndërlidhjes së platformës GIS me sistemin e fermerit të instaluar në tableta.
  • Siguron raportimin në kohë dhe me cilësi nga punonjësit e terrenit drejt strukturave përgjegjëse në Institucion.
  • Siguron, gjeneron, analizon dhe raporton të dhëna sipas kërkesave.
  • Saktësi e informacionit dhe akses në cdo kohë i të dhënave për vendimmarrje të bazuar mbi to.
Regjistrim i të dhënave
Regjistrim i vendndodhjes
Siguron, gjeneron, analizon dhe raporton të dhëna sipas kërkesave.
Saktësi e informacionit dhe akses në kohë reale
Shopping Basket