Tirana Tech
Bashkia Tiranë
Bashkia Tiranë
Programi i nxitjes dhe rritjes së kapaciteteve të të rinjve në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit.
inTirana është një program i Bashkisë Tiranë që ka për synim të identifikojë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë të rinjtë e Tiranës në rritjen e kapaciteteve dhe njohurive në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Bashkia Tiranë gjithashtu ka për qëllim të rrisë aksesin në informacion dhe të ndërgjegjësojë të rinjtë dhe komunitetin me suportin që Bashkia ofron për t’i mbështetur në zhvillimin e talentit si dhe eksplorimin e mundësive të reja.
Gjatë kësaj periudhe, të rinjtë e Tiranës morën pjesë në faza të ndryshme trajnimi, mentorimi dhe ideimi, duke përfshirë edhe mundësinë për të zhvilluar një produkt inovativ. Përmes mini-konkurseve mes shkollave dhe konkursit final për Start-up, shumë talente të reja u dalluan për kreativitetin dhe përkushtimin e tyre ndaj teknologjisë.
Fituesit u vlerësuan me çmime të vlefshme si laptopë, tabletë, pajisje VR Oculous, kufje Beats dhe ora Smart Watch, të cilat do t’u shërbejnë për të vazhduar zhvillimin e ideve të tyre dhe eksplorimin e mundësive të reja në fushën e teknologjisë.
Festivali u mbyll me sukses, duke shënuar përfundimin e një rruge të pasur me ide dhe inovacione, ku të rinjtë patën mundësinë të shfaqin talentin e tyre dhe të kontribuojnë në komunitetin e teknologjisë dhe inovacionit të kryeqytetit.