One Stop Shop

Bashkia Tiranë si pjesë e projektit “STAR2” ofron për qytetarët e saj lehtësi për marrjen e shërbimeve publike, më cilësore, në një kohë më të shpejtë dhe duke eliminuar proçedura burokratike, që mbart edhe rrezikun për marrje rryshfeti. Sistemi Informatik i Zyrës me një Ndalesë është një nga aktivitetet kryesore të projektit të UNDP-së “STAR 2”- “Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”, që ka nisur të zbatohet nga viti 2018.
One Stop Shop ofron një mjedis të ri të aplikimeve dhe kërkesave të qytetarëve, e cila bazohet në plotësimin e një sërë dokumentash ligjore dhe administrative, si: kërkesa, ankesa, aplikime etj., që garantojnë informimin e qytetarëve për aplikimin, standardizimin e dokumentacioneve, menaxhimin elektronik pa ndërprerje online të proçedurave të aplikimeve e shërbimeve, si dhe plotësimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në Bashkinë Tiranë.

Qellimi i projektit:

• Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin;
• Rritjen e transparencës;
• Lehtësimin e proçedurave burokratike në kryerjen e shërbimeve administrative;
• Reformim të vazhdueshëm dhe promotor i ndryshimeve të mirëmenaxhimit dhe funksionimit të administratës së Bashkisë Tiranë.
Veçoritë specifike të One Stop Shop mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Projekti “STAR 2” mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimi Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë.

Përmirësim i shërbimeve publike
Rritje të trasparencës
Redukton kohë, distancë dhe burokraci
Promotor i menaxhimit dhe funksionimit të administratës
Shopping Basket