Tirana Free Wifi

Në kuadër të iniciativës Tirana Smart City, Bashkia Tiranë ofron shërbim Tirana Free WiFi në hapësirat publike të saj, ku janë të instaluara gjithsej 90 pika hyrje.

Pavarësisht nëse jetoni prej kohësh në Tiranë apo po e vizitoni për herë të parë atë, ju do të mund të gjeni rreth 90 pika në të cilat ofrohet WiFi pa pagesë në të gjithë kryeqytetin. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në këto hapësira i mundëson qytetarëve dhe turistëve aksesimin e shërbimit të internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.

Gjithashtu, në kuadër të sigurisë së përdoruesve të internetit, përdorimi i “Friendly Wi-Fi” si një wi-fi publik, e bën përvojën tënde online të sigurt dhe të besueshme. Ndaj, në të gjithë pikat ku ofrohet “Tirana Free Wifi” qytetarët janë tashmë të mbrojtur dhe të sigurtë përgjatë navigimit. Nisma Tirana Friendly Wi-Fi, e cila vjen si bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës dhe zyrës së UNICEF në Shqipëri, mundëson përdorimin e internetit falas, të filtruar nga informacioni i dëmshëm dhe i paligjshëm online, për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre.

Friendly Wi-Fi Albania është një simbol i njohur ndërkombëtarisht çertifikimi për Wi-Fi publik. Në mjediset e çertifikuara ku të shfaqet simboli “Friendly Wi-Fi”, filtrohet qasja ndaj pornografisë së fëmijëve, ndaj imazheve dhe videove me përmbajtje abuzive dhe të dhunshme, si dhe ndaj faqeve të bllokuara nga Internet Watch Foundation, si faqe që përmbajnë pamje të papërshtashme për ta.

Akses i shërbimit të internetit free
Lundrim në internet i sigurtë dhe i besueshëm
Mjedise të certifikuara “Friendly Wi-Fi”
90 mjedise Free WiFi
Shopping Basket