Karta e Studentit

Karta e Studentit është ideuar për të qenë një mjet nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë mjaft avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara, si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private.
Pajisja dhe paraqitja e kartës është e detyrueshme nga ana e çdo studenti për përfitimin e këtyre avantazheve.
Vlefshmëria e saj përkon me kohëzgjatjen e studimeve, përmban nr. matrikullimi, ka një barcode të caktuar dhe ka akses në të gjitha institucionet apo subjekte, të cilat në ambjentet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon karta e studentit. Përveç sistemit të ngritur online, Aplikacioni Karta e Studentit shkarkohet si në Android ashtu edhe IOS. Aplikacioni është praktik, i shpejtë dhe i jep mundësi studentit të njihet jo vetëm me shërbimet që ofrohen me çmime të reduktuara përmes kartës së studentit por edhe të njoftohet në kohë reale për promocione apo aktivitete të ndryshme, të cilët organizohen në qytetin tonë.

Identifikimi i çdo studenti me kartë
Përfitime për shërbime publike dhe private
Abone falas për studentët e pajisur me kartë
Aplikacioni Karta e Studentit
Shopping Basket