Vlerësimi i Performancës

Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe në vend, përjeton vështirësi të shumta në koordinimin dhe monitorimin e procesit të vlerësimit të arritjes së objektivave të vendosur, nisur nga volumi i informacionit që merret dhe nga mungesa e një pike referuese mbi historikun e ndjekjes së këtyre objektivave përgjatë zhvillimit, jo vetëm në fazën finale duke rritur riskun e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve prej këtyre punonjësve.
Tirana Tech ka zhvilluar një sistem në kuadër të menaxhimit më të mirë të proçesit të vlerësimit të rezultateve në punë të punonjësve të Bashkisë Tiranë. Sistemi i Vlerësimit të Performancës është i aksesueshëm nga të githë punonjësit (nëpunësit civilë dhe nëpunësit civilë në përiudhë prove) të Administratës së Bashkisë Tiranë, duke ju mundësuar atyre të kryejnë të gjithë hapat e nevojshëm bazuar në pozicionin përkatës të punës në kuadër të procesit të vlerësimit të performancës. Ky sistem është i aksesueshëm në web nga punonjësit nëpërmjet llogarive të tyre (sistemi është integruar me sistemin e Active Directory-së) të parakonfiguruara me të drejtat përkatëse nëpërmjet linkut: Menaxhimi i Performancës.
Risi tjetër e cila është përfshirë në këtë sistem është integrimi përmes WEB API me Sistemin e Menaxhimit Financiar nga i cili thërret në kohë reale strukturën organizative të Bashkisë Tiranë së bashku me të dhënat për punonjësit, duke e bërë kështu punën më të lëhtë për secilin nga punonjësit. Ky sistem është i ndërtuar me module, duke realizuar të gjitha proçeset e punës sipas proçedurave të caktuara si dhe mundëson gjenerimin e raporteve në formate të ndryshme në lidhje me çdo informacion që ai përmban. Vlerësimet e performances ruajnë edhe historikun e tyre, që nga momenti kur janë atashuar pranë institucionit deri në momentin e largimit të tyre, duke krijuar kështu një databazë me të dhëna.
Pa harruar së fundmi, sistemi mundëson njoftime automatike të cilat përmbajnë të dhëna mbi marrësin, dërguesin, titullin, përmbajtjen e njoftimit, si edhe mundësi për t’i personalizuar këto shabllone.

Menaxhimi i rezultateve të punës
Historik të rezultateve
Gjeneron raporte
Njoftime automatike me email
Shopping Basket