Arkiva Digjitale

Sistemi i arkivës digjitale konsiston në digjitalizimin e të gjithë dosjeve hard copy të Arkivës Teknike, duke krijuar kështu një sistem të vetëm për menaxhimin dhe ruajtjen elektronike të dokumentave. Arkiva digjitale, në përmbajtjen e saj ka 2 milion faqe të skanuara, të emërtuara dhe të ndara sipas drejtorive përkatëse. Ky sistem redukton kostot, orët e punës dhe përshpejton proçesin e kërkimit të një dokumenti apo praktike të caktuar.
Dokumentet digjitale të krijuara aksesohen dhe riprodhohen lehtësisht sipas kërkesave dhe nevojave të punonjësve për kryerjen e detyrave funksionale të tyre. Ky sistem ofron një kopje të dytë të dokumentave teknikë, duke ofruar siguri në ruajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Të gjithë dokumentat e digjitalizuara janë të indeksuara dhe emërtuara sipas dosjeve përkatëse për të krijuar një menaxhim sa me efiçient të dokumentave, ku përdorimi i tyre mund të gjurmohet, dokumentohet, menaxhohet dhe riprodhohet.
Procesi i indeksimit gjatë skanimit mundëson kërkimin e një dokumenti në formën më të shpejtë dhe më të lehtë të mundshme. Dokumentat e skanuara dhe indeksuara përmbajnë fjalë kyçe në tekstin e tyre ose kanë informacionin e duhur në meta-data (të dhënat përshkruese të dokumentit) proçes i cili lehtëson mënyrën e kërkimit për gjetjen e dokumentit të caktuar.
Arkiva digjitale sjell përmirësim të efiçiencës në punë, të burimeve njerëzore dhe dhënies së shërbimit në një kohë reale.

Digjitalizim të dokumentave
Upload/Transfer/Download
Aksesim në çdo kohë
Menaxhim dhe siguri të të dhënave
Shopping Basket