Zona e Teknologjise dhe Zhvillimit ekonomik (TEDA Tirana)

Zona e Teknologjise dhe Zhvillimit ekonomik (TEDA Tirana) një hapësirë e jashtëzakonshme deri në 100 hektare mes Kasharit dhe Vaqarrit. TEDA është projektuar për investime nga bizneset ndërkombëtare në fushat e Teknologjisë dhe Informacionit, prodhimit të automjeteve dhe turizmit.

Ky projekt është fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Qeverisë dhe Bashkisë, qe do te gjenerojë 5-7 mijë vende pune të mirëpaguara duke qenë kështu një kontribut i rëndesishëm për ekonominë e vendit.

Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj.

Në kuadër të këtij projekti Drejtoria e Zhvillimit dhe GIS ka zhvilluar dhe portalin teda.tirana.al ku mund të informoheni rreth këtij projekti, aktivitetve apo të rejave më të fundit që zhvillohen në hapësirën më të re dedikuar teknologjisë dhe Zhvillimit ekonomik.

Shopping Basket