PIRAMIDA e Rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit

Piramida e Tiranës është padyshim simbol si edhe pikë referimi i kryeqytetit.

Ndërtimi i saj filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e diktatorit Hoxha deri në vitin 1991. Kjo strukturë u projektua si krahë shqiponje, simbol i vetë kombit, por i dukshëm si i tillë vetëm nga lart, ndërsa nga këndvështrimi i kalimtarit ngjason me një piramidë.

E njohur ndryshe në përditshmëri si piramida, zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si një nga pikat më nevralogjike të qytetit. Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh.

Piramida e Rilindur SOT do të jetë streha më e madhe në rajon e të rinjve që i përkushtohen teknologjisë digjitale dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore.

Shopping Basket