'AI' u cilesua fjala më e përdorur e vitit 2023 nga fjalori Collins

Teknologjia që do të dominojë të ardhmen për mirë apo për keq tani është fjala e vitit. “ AI ” është cilësuar si fjala më e përdorur e vitit 2023 nga botuesi i fjalorit Collins.
Përdorimi i fjalës “AI” është katërfishuar gjatë vitit të kaluar.
Ajo u zgjodh nga një listë me fjalë që pasqyrojnë gjuhën e përditshme të komunikimit ,e cila është gjithnjë e në zhvillim.

Fjala e vitit përzgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë mediat sociale, median e shkruar etj,. Alex Beecroft, drejtori menaxhues i Collins, tha se “nuk kishte dyshim” se AI kishte qenë “tematika e 2023”.

‘AI’ ka qenë në fokus këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë po aq shpejt pjesë e përditshmërisë tonë sa email-i ,”google” apo çdo teknologji tjetër tashmë e përditshme.

Burimi: The Guardian News

Shopping Basket