Buletini Nr. 8

Ky është buletini i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, të cilin ju ftojmë ta lexoni për t'u njohur  me veprimtarinë dhe projektet tona. 

Aplikacioni Nextcloud Talk

Image

Aplikacioni Nextcloud Talk – Komunikimi me kolegët, tani super i thjeshtë

Bashkia Tiranë prej 1 viti ka implementuar Nextcloud si pjesë të infrastrukturës IT.

Tashmë Cloud, krahas email-it zyrtar të Bashkisë Tiranë, kalendarit, kontakteve dhe shtojcave të tjera të integruara, sjell për përdoruesit aplikacionin  Nextcloud Talk, i cili ofron një sërë funksionalitetesh si:

  • Telefonata Video/Audio me një koleg apo në grup.
  • Chat individual ose në grup.
  • Telefonata nëpërmjet celularit tuaj mobile.
  • Aplikacionin Mobile Nextcloud Talk për Android dhe IOS.

Bashkia Tiranë, nëpërmjet infrastrukturës së ngritur për Cloud Bashkia Tiranë, mund të përdorë aplikacione të sigurta që ofrohen nga komuniteti i Nextcloud për komunikimet e përditshme, telefonata video etj.

 

Shkarkoni aplikacionin NextCloud Talk në Google Play për pajisjet Android ose në App Store për iOS.

Policia Bashkiake

Image

Website më i ri i krijuar nga DTIK për Policinë Bashkiake, ndërtuar në përputhje me kërkesat e institucionit dhe kushtet e sigurisë.


Policia Bashkiake prezanton vizitorët me:

  • Profilin e institucionit.
  • Shërbimet e ofruara nga Policia Bashkiake.

Ju mund të raportoni online problematikat tuaja dhe të informoheni për të rejat më të fundit.


Ju ftojmë të vizitoni site-in Policia Bashkiake.

 

Krijimi i Skedarëve Hibrid PDF në Libre Office

Image

Tashmë nëpërmjet paketës LibreOffice ju mund të krijoni skedarë PDF të lexueshëm dhe të editueshëm.

Libre Office ofron për përdoruesit e saj krijimin e dokumentave PDF të editueshëm. Këto dokumenta njihen si "Hybrid PDF".

Si të krijojmë skedarë hibridë?

Për të hapur skedarët Hibrid PDF, LibreOffice duhet të ketë të instaluar shtojcat e importit PDF.

  • Së pari ju duhet të krijoni dokumentin tuaj në Libre Office.
  • Nga menuja File zgjidhni Export as PDF
  • Zgjidhni opsionin Embed OpenDocument File në mënyrë që të kërkoni që skedari i editueshëm ODF të përfshihet në dokumentin PDF që ju po krijoni.
  • Klikoni butonin Export dhe plotësoni procesin e ruajtjes duke krijuar dokumentin tuaj hibrid.

Tashmë skedari i krijuar do të hapet si skedar normal në lexuesit e PDF, gjithashtu do të jetë i modifikueshëm në Libre Office.



Keni nevojë për suportin tonë?

Na kontaktoni në:

[email protected]

 
 
Facebook
 
Twitter
 

Na ndiqni në faqen tonë: DTIK