Image

Shikojeni këtë buletin në browser 

Buletini #34

Ky është buletini i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, për muajin SHTATOR 2021

DPTIIDH

TIRANA 10.0

Tirana 10.0 – pilotim i një eventi të përvitshëm me çmime për inovacionin!

Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, “Tirana 10.0” mblodhi rreth 70 të rinj dhe përfaqësues start-up dhe biznesesh me një qëllim të vetëm: ndarjen e ideve inovatore për Tiranën e pas 10-viteve.

Eventi u realizua me mbështetjen e Communication Progress, Dev, BNT Electronics, Easy Pay, Gjelbër, Pastiçeri Reka dhe Toka Fermentary.

 

Në këtë event u prezantuan 5 ide të cilat ishin përzgjedhur mes 30 ideve të aplikuara më parë në një thirrje të hapur të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, Bashkia Tiranë.

Kliko butonin më poshtë për të lexuar më tepër.

TIRANA 10.0

Open Data

Gjatë muajit Shtator nga stafi i Drejtorisë së të Dhënave është kryer përditësimi në portalin Open Data i të dhënave për:

  • Çerdhet, kopshtet dhe institucionet arsimore në Tiranë;
  • Mbrojtjen e Konsumatorit;
  • Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi;
  • Pastrimin dhe Gjelbërimin;
  • Rrugët dhe Ndriçimin Publik;
  • Tirana Parking;
  • Policia Bashkiake;
  • Investime në Infrastrukturë;
  • Strehimi.

Gjatë këtij muaji ka vijuar përditësimi i të dhënave mbi Covid-19 me të dhënat e publikuara nga website-i coronavirus.al. Këto të dhëna janë përpunuar, paraqitur grafikisht dhe janë ngarkuar në portalin Open Data në rubrikën e Lajmeve si dhe ne website-in www.covid.tirana.al.


Disa nga gjetjet kryesore të statistikave të publikuara gjatë muajit Shtator janë:

  • Tirana është e ndarë në katër zona të administrimit të parkimit. Në këto zona 153 vende parkimi janë të rezervuara për personat me aftësi ndryshe. Nga këto, 42 vendparkime gjenden në zonat rezidenciale, 86 në rrugë dhe 25 në sheshet Eco Parking.
    Për më shumë klikoni linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/og_group_ref/87/type/dataset&sort_by=changed
  • Gjatë muajit Gusht , frekuentimi mesatar në 37 çerdhet publike në Tiranë ka qenë 2,928 fëmijë ndërsa në 46 kopshtet publike 1,337 fëmijë. Për më shumë klikoni në linkun:
    https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
  • Kategoria me numrin më të lartë të rimbursimeve në çerdhe është "Fëmijë/familje egjiptiane" e cila përbën 32.21% të totalit të rimbursimeve. Numrin më të ulët e zë kategoria "Fëmijë të vendosur me kujdestari nga familjet kujdestare" e cila përbën vetëm 0.67 % të totalit të rimbursimeve. Për më shumë klikoni në linkun:
    https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
  • Kategoria me numrin më të lartë të rimbursimeve është "Fëmijë/familje egjiptiane" e cila përbën 27.51% të totalit të rimbursimeve. Numrin më të ulët e zë kategoria "Kujdestarë ligjorë me status jetimi" e cila përbën vetëm 0.26% të totalit të rimbursimeve. Për më shumë klikoni në linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
Open Data

Faqja e Këshilltarëve të Bashkisë Tiranë

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë është faqja më e re e zhvilluar nga stafi i DTIK, nëpërmjet të cilit qytetarët e Tiranës mund të njihen me anëtarët e këshillit bashkiak dhe të raportojnë ose të drejtojnë problematikat te secili prej tyre nëpërmjet një forme kontakti në faqe.

Secila problematikë shkon në email te secili këshilltar në formatin emër.mbiemë[email protected].
Ky website do të shërbejë si një instrument praktik i bashkëqeverisjes me çdo qytetar.

 

Këshilltarët

 

 

Keni nevojë për suportin tonë?

 

 

 

 

Na kontaktoni në

[email protected]

 

 

 

 

DPTIIDH
Designed with BEE Designed with BEE