DREJTORIA_DTIID_1.png

Buletini #29

Ky është buletini i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, për muajin Prill

Asistenca Teknike

photo-1574790398664-0cb03682ed1c.jpg

Sektori i Asistencës Teknike është përgjegjës për dhënien e ndihmës së parë të të gjithë punonjësve të Bashkisë Tirane në fushën e IT.

Gjatë muajit Prill është bërë  një punë voluminoze nga sektori i Asistencës Teknike për menaxhimin, formatimin dhe konfigurimin e 140 kompjuterave desktop, 20 laptop dhe 6 kompjutera Workstation të rinj të ardhur në Bashkinë e Tiranës.

 

Gjithashtu një proces i punës së sektorit të Asistencës Teknike është dhe trajnimi dhe asistenca e vazhdueshme e punonjësve të Bashkisë në përdorimin e sistemeve të ndryshme elektronike. Mund të përmendim sistemin e-albania, sistemin e Thesarit të Shtetit, sistemin e OSSH-së, sistemin e lejeve të ndërtimit, sistemin e ASHK-së të cilat funksionojnë në rang kombëtar dhe në të cilat Bashkia Tiranë është pjesë integrale, si dhe trajnime për sistemet e ngritura ekskluzivisht nga Bashkia Tiranë si: sistemi i Menaxhimit Financiar, sistemi i Performancës etj.

Open Data

Capture.JPG

Stafi i Drejtorisë së të Dhënave edhe gjatë muajit Prill ka vazhduar punën për përditësimin e të dhënave për bizneset, lejet e ndërtimit, transportin, çerdhet e kopshtet etj, si edhe pasurimin me analiza dhe vizualizime të tablove statistikore në portalin Open Data. Një vend të veçantë zënë edhe të dhënat për ecurinë e COVID-19 në qarkun Tiranë.

Një kontribut i rëndësishëm nga sektori GIS është bashkëpunimi i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për përmirësimin e sistemit dhe përditësimin e adresarit të Bashkisë Tiranë dhe finalizimit të kufijve administrative të njësive administrative.

Disa gjetje kryesore të statistikave të publikuara gjatë muajit Prill janë:

  • Gjatë Tremujorit të parë të 2021, lejet e ndërtimit në Tiranë janë ulur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rreth 67% e lejeve janë dhënë për banesa dhe 33% për ndërtesa të tjera (hotele, ndërtesa, zyra etj.). Lexoni më shumë në: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/zhvillimi-i-territorit-63/type/dataset&sort_by=changed
  • Numri i bizneseve që operojnë në qytetin e e Tiranës, gjatë Tremujorit të parë të 2021 është rritur me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, vihet re një rritje prej 8.8% të bizneseve të reja dhe një ulje prej 24% të subjekteve të mbyllura gjatë këtij Tremujori në krahasim me Tremujorin e parë të 2020. Lexoni më shumë në: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/biznesi-dhe-licensimi-60
  • Gjatë muajit Prill, frekuentimi mesatar në 36 çerdhet publike në Tiranë ka qenë 2,541 fëmijë ndërsa në 43 kopshtet publike 4,207 fëmijë. Lexoni më shumë në: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
  • Rreth 29 km i janë dedikuar korsive të rezervuara për biçikleta dhe 140 është numri i vendparkimeve për to. Lexoni më shumë në:https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/transporti-1/type/dataset&sort_by=changed
Open Data

BibliotechTalks

btalks.JPG

Drejtoria e Inovacionit vijon me BibliotechTalks, një aktivitet i cili mbledh të rinj të talentuar të Tiranës, për të dhënë shembullin e tyre si sipërmarrës dhe inovatorë. Gjatë muajit Prill të ftuar në bibliotekat e qytetit ishin:

  • Rona Nushi, themeluese e markës kozmetike natyrale Bees & Trees Bio Cosmetics, e cila foli për ecurinë dhe sfidat e kompanisë së saj dhe mënyrën se si mund të mbajmë një biznes të suksesshëm online në Shqipëri.
  • Arjola Breshanaj, menaxhere e Albanian Recruiting & Researching Agency, e cila foli për rekrutimin e punonjësve dhe rëndësinë që ka sot përshtatja e çdo karakteri me vendin e punës.

Keni nevojë për suportin tonë?

 

 

 

Na kontaktoni në

[email protected]

 

 

 

           Na vizitoni në faqen tonë zyrtare: DPTIIDH

Kliko këtu
Facebook Twitter Instagram

 

Designed with BEE Designed with BEE