#TiranaisOpen
Në një qytet që nuk fle kurrë, bashkë me punët e çdo dite nuk mbarojnë edhe aktivitetet nga më të ndryshmet.
Në kuadër të informimit të punonjësve mbi ngjarjet kulturore të cilat organizohen çdo javë në qytetin e Tiranës, stafi i Teknologjia Informacionit, Inovacionit & të Dhënave - Bashkia Tiranë përgatit newsletter javor “Java në Tiranë”, i cili i dërgohet nëpërmjet emailit stafit të Bashkisë Tiranë dhe Njësive Administrative. Në newsletter janë të përfshira kategori të ndryshme eventesh, si:
-Teatër
Në këtë kategori publikohen shfaqjet më të fundit teatrale të cilat vijnë në skenë për publikun nga aktorë të rinj e të tjerë të mirënjohur, në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatrit Metropol dhe ArTurbina.
-Koncert
Këtu publikohen koncertet të cilat i përkasin skenës dimërore dhe asaj verore (Amfiteatri I Liqenit), përfshirë këtu koncertet e organizuara nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Bashkia Tiranë, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe të tjera koncerte të organizuara nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
-Kinema
Zbuloni filmat më të rinj të cilët do të shfaqen në kinematë e Tiranës.
-Ekspozitë
Stafi i bashkisë njihet me ekspozitat më të fundit të realizuara nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në galeritë e arteve në qytetin e Tiranës.