Buletini Nr. 9 Ky është buletini i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, të cilin ju ftojmë ta lexoni për t'u njohur me veprimtarinë dhe projektet tona.
Cloud- Bashkia Tiranë ![]() Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, sëbashku me Drejtorinë e Trajnimit dhe Zhvillimit organizuan trajnimin për platformën inovative Cloud. Stafi i Bashkisë Tiranë u prezantua me platformën, avantazhet e përdorimit, gjithashtu u demostruan raste të përdorimit të saj. 370 anëtar të stafit të Bashkisë Tiranë u bënë pjesë e këtij trajnimi për të mësuar më shumë mbi lehtësirat që ofrojnë platformat softuerike bashkëpunuese dhe aplikacionet e reja të Nextcloud. DTIK do të vijojë në muajt e ardhshëm me trajnimet për pjesën tjetër të stafit. Ju ftojmë të lexoni manualin e përdorimit Cloud Bashkia Tiranë.
Libre Office Impress ![]() Impress (prezantime) - ekuivalent i Ms. PowerPoint është pjesë e paketës LibreOffice. Libre Office Impress vjen për përdoruesit me të njëjtat funksionalitete dhe karakteristika si Ms.PowerPoint. Është i përshtatshëm për platformat si Linux, OS X, Microsoft Windows dhe FreeBSD. Ju mund të shkruani dhe lexoni dokumente në formatin ODP apo formate të tjera. DTIK ka pregatitur për ju një manual përdorimi ku mund të lexoni :
Për më shumë ju ftojmë të lexoni manualin Libre Office Impress.
Tirana Parking ![]() Website më i ri i krijuar nga DTIK për Tirana Parking, ndërtuar në përputhje me kërkesat e institucionit dhe kushtet e sigurisë. Tirana Parking prezanton vizitorët me profilin e institucionit, shërbimet e ofruara, pasqyrohen punët dhe aktivitetet e zhvilluara. Na vizitoni në Tirana Parking për t'u informuar mbi të rejat më të fundit .
|