Buletini Nr.7

Ky është buletini i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, të cilin ju ftojmë ta lexoni për t'u njohur me veprimtarinë dhe projektet tona.

Paketa LibreOffice

Image

LibreOffice është një grup programesh për krijimin dhe editimin e dokumentave elektronik. Në të përfshihen aplikacione të ndryshme, që e bëjnë atë paketën më të fuqishme me kod burimi të hapur dhe që gjithashtu ofrohet falas.

 

Kjo paketë përfshin:

  • Writer (përpunim teksti) - ekuivalent i Mc. Word.
  • Calc (spreadsheet) - ekuivalent i Mc. Excel.
  • Impress (prezantime) - ekuivalent i Mc. PowerPoint.
  • Draw (grafik dhe flowcharts) - ekuivalent i Mc. Visio.
  • Base (databazë) - ekuivalent i Mc. Access.
  • Math (editim formulash).

 

Paketa LibreOffice – disa detaje interesante 

 

  • LibreOffice përdor standardin ISO të quajtur Open Document Format (ODF), i cili njihet nga shumë qeveri dhe organizata në të gjithë botën dhe bazohet në standarde të hapura si formati bazë për të gjitha llojet e dokumentave .
  • Shkruan dhe lexon disa formate pronësore (proprietary) të Microsoft duke filluar nga formatet e njohura DOC, XLS, PPT deri te ato më të fundit si standardi ISO OOXML  (Office Open XML).   OOXML  vjen në forma të ndryshme si: 07 Tranzicional (Office 2007), 2010 Tranzicional (Office 2010), 2013 Tranzicional and 2013 Strict (Office 2013). 
  • LibreOffice gjithashtu ofron shortcuts për të dërguar dokumentat si shtojca e-mail në të gjitha formatet e gatshme: ODF, PDF (përfshirë Hybrid) dhe formatet MS Office .

Promovohet projekti "OFRIMI I SHËRBIMEVE EKIOSK NE NJA"

 

 
Image
 
 
Image
 

Tashmë qytetarëve të Tiranës nuk do t'u duhet të presin në rradhë për të marrë informacionin dhe dokumentat e nevojshme për shërbimet që Bashkia ofron për ta. Përmes kioskave elektronike vetëshërbyese, të cilat janë vendosur në 10 njësi administrative, ju mund të printoni në kohë reale, 24 orë, në cdo ditë të javës, dokumentacionin për 47 shërbime të kategorizuara në: Hapësirë Publike (8 shërbime), Strehim Social (5 shërbime), Transport Publik (33 shërbime) si dhe mund të pajiseni me vërtetimin e detyrimeve të prapambetura të subjekteve.


Ky shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska printon dokumentin.

Nga sistemet e-kioskë të instaluara rezultojnë të jenë tërhequr rreth 1552 formate aplikimi, ku vihet re se dokumentacionet për kategorinë “Procedura të Strehimit Social” janë ato më të kërkuarat.


Sistemi eKioskë është ndërtuar në mënyrë të tillë që në të ardhmen të ketë mundësi të zgjerimit të shërbimeve për t'i ardhur në ndihme qytetarit në çdo shërbim që Bashkia Tiranë do të ofrojë për ta.


Tirana Free WiFi


Image

Në kuadër të iniciativës “Tirana smart City”, Bashkia Tiranë do të ofrojë shërbim WiFi free në hapësirat publike të saj duke nisur nga “Sheshi Skënderbej”. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në hapësirat publike do t'i mundësojë qytetarëve dhe turistëve që në çdo moment të aksesojnë shërbimin e internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.

Bashkia Tiranë ofron shërbim WiFi publik në sheshin “Skënderbej” nën emërtimin

“Bashkia Tiranë Free WiFi” :

  • Publiku do të ketë akses për lundrim në internet pa pagesë 24 orë/7 ditë (nga të cilat 30 minuta ditore lundrim me shpejtësinë maksimale) në të gjithë hapësirën e Sheshit Skënderbej (mundësuar nëpërmjet 7 antenave “Access Point” të vendosura në të gjithë sipërfaqen e tij).
  • Në hapësirën e sheshit Skënderbej, shërbimin Free WiFi mund ta aksesojnë rreth 1500 përdorues njëkohësisht me shpejtësi optimale.
  • Deri sot që flasim, shërbimi Free WiFi është përdorur mesatarisht nga rreth 300 përdorues në ditë, vizitorë të sheshit.

Keni nevojë për suportin tonë ?

Na kontaktoni në:

[email protected]

 
Facebook
 
Twitter
 

Na ndiqni në faqen tonë: DTIK