Parkimet nëntokësore ju ofrojnë jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarde, siguri dhe shërbim 24 orë.
Kryeqyteti i Tiranës tashmë ka katër Parkime nëntoksore me vendndodhje në:
Parkimi Nëntokësor sheshi “Skënderbej”,
Parkimi Nëntokësor “Bulevardi i ri”,
Parkimi Nëntokësor sheshi “7 Xhuxhat”,
Parkimi Nëntokësor sheshi “Italia”.
Parkimi nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një prej problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës. Sipas portalit Open Data sot qyteti i Tiranë ka kapacitet për 972 vendparkime ku 22 prej tyre janë të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar.