Si kryeqyteti europian i rinisë, Bashkia Tiranë po vijon punën e saj për digjitalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe lehtësimin e punës së stafit të saj.
Duke u bazuar në nevojën imediate të një sistemi online aplikimi dhe menaxhimi për procesin e rekrutimit, Bashkia Tiranë ka implementuar platformën e-rekrutim, e cila vetë administrohet nga punonjësit e burimeve njerëzore dhe Teknologjia Informacionit, Inovacionit & të Dhënave – Bashkia Tiranë.
Punësimi në Institucionin e Bashkisë së Tiranës realizohet në mbështetje të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, nëpërmjet konkurrimit të hapur.
Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Tiranë, publikon çdo pozicion vakant konform legjislacionit në fuqi, në platformën e vendeve vakante dhe nëpërmjet konkurrimit të hapur, cilido që plotëson kriteret referuar shpalljes mund të aplikojë për:
-pranim në shërbim civil;
-lëvizje paralele në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese;
-për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese;
-pranim në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese nga jashtë shërbimit civil.
Tashmë aplikantët do të mund të ndjekin statusin, rezultatet e aplikimit të tyre në sistemin online nga profili i tyre, gjithashtu do të njoftohen përmes email-it mbi rezultatin e aplikimit në çdo fazë të procesit.