Shikojeni këtë buletin në browser 

Buletini #35

Ky është buletini i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, për muajin TETOR 2021

DPTIIDH

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale 

 

Të drejtat digjitale janë të drejta të njeriut!

 

Në kuadër të Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Digjitale , Bashkia Tiranë ishte pjesë e konferencës së mbajtur në Amsterdam, gjatë 14-15 Tetorit, duke vijuar punën dhe takimet me përfaqësues të qeverive lokale nga 50 shtete të botës, për të ndërtuar politika miqësore për një hapësirë të përbashkët mes teknologjive në zhvillim dhe të drejtave të njeriut dhe përfitimeve të komunitetit.

 

Me rritjen e mbështetjes në internet vjen nevoja për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat themelore të njeriut për të gjithë në fushën digjitale.

 

 

Asistenca Teknike

Sektori i Asistencës Teknike jep ndihmën e parë për të gjithë përdoruesit e kompjuterave dhe pajisjeve teknologjike në Bashkinë e Tiranës. Vlen të përmendim punët kryesore të këtij muaji:

  • Bashkia Tiranë ka lidhur një kontratë shërbim printimi me Shoqërine BNT;
  • Vijon montimi dhe konfigurimim i printerave të rinj;
  • Ka përfunduar shpërndarja e printerave në të gjithë njësite Administrative dhe zyrat e tjera të bashkisë;
  • Vazhdon puna e përditshme në ndihmë të stafit të bashkisë për të gjitha problemet që dalin si: formatim kompjuterash, instalime programesh, instalime printerash, etj;
  • Vazhdon puna për asistencë për sistemin e OSSH-së dhe E-Lejet për përdoruesit të cilët hasin vështirësi në përdorimin e tij si dhe krijimin dhe konfigurimin e userave të rinj.

Për çdo nevojë nga sektori i asistencës teknike ju lutem dërgoni një email në : [email protected]

 

 

Të rejat e TIRANA.AL

Website zyrtar i Bashkisë Tiranë sjell për qytetarët disa risi. Për t’iu ardhur në ndihmë vizitorëve Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit rikonceptoi disa elementë të faqes zyrtare:

  • Nëse qytetarët dëshirojnë të informohen apo të kryejnë një apkim për një pozicion vakant, stafi krijoi kategorinë “ Punësimi” në “Aplikime dhe Informacione”;
  • U krijua një hapësirë e dedikuar “Praktika në Bashki”, https://tirana.al/faqe/praktika-ne-bashki, për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë jo vetëm të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit të praktikave, por dhe për t’u përditësuar mbi aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkisë Tiranë.

Keni nevojë për suportin tonë?

 

 

 

 

Na kontaktoni në

 [email protected]

 

 

DPTIIDH

NA NDIQ NË RRJETET TONA SOCIALE

Facebook Twitter Instagram
Designed with BEE Designed with BEE