Image

Shikojeni këtë buletin në browser 

Buletini #33

Ky është buletini i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, për muajin GUSHT 2021

DPTIIDH

Tirana Free WiFi


Në kuadër të iniciativës “Tirana Smart City”, Bashkia Tiranë ofron internet falas në hapësirat publike të saj.

Jo vetëm që qytetarët mund të aksesojnë #freewifi në sheshet dhe parqet kryesore të qytetit, por i gjithë shërbimi i ofruar është miqësor dhe i sigurt për fëmijët e vegjël, duke i mbrojtur kështu nga çdo material abuziv.

Ja disa prej hapësirave ku mund të aksesoni "Free WiFi":

  • Ambjentet te “Parku Rinia”;
  • Këndi Rekreativ në hyrje të Rrugës së Elbasanit (ish – “7 Xhuxhat”);
  • Sheshi Rekreativ tek “Stadiumi Dinamo”;
  • Xhamlliku (“Sheshi Shtraus”);
  • Pedonalja “Murat Toptani” (ambjentet e pedonales “Murat Toptani” dhe parku përballë Parlametit);
  • Bulevardi “Zogu I” (Sheshi Skënderbej-Stacioni i Trenit);
  • Lulishtja ”Tre Vëllezërit Frashëri”;
  • Parku pranë presidencës;
  • Sheshi “Nënë Tereza”, hapësira përballë Universitetit Politeknik dhe ambjentet te Rektorati.

Open Data

Gjatë muajit Gusht nga stafi i Drejtorisë së të Dhënave është kryer përditësimi në portalin Open Data i të dhënave për:

  • Çerdhet, kopshtet dhe institucionet arsimore në Tiranë;
  • Mbrojtjen e Konsumatorit;
  • Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi;
  • Pastrimin dhe Gjelbërimin;
  • Rrugët dhe Ndriçimin Publik;
  • Tirana Parking;
  • Parqet dhe Rekreacionin.


Gjatë këtij muaji ka vijuar përditësimi i të dhënave mbi Covid-19 me të dhënat e publikuara nga website-i coronavirus.al. Këto të dhëna janë përpunuar, paraqitur grafikisht dhe janë ngarkuar në portalin Open Data në rubrikën e Lajmeve si dhe ne website-in www.covid.tirana.al.


Disa nga gjetjet kryesore të statistikave të publikuara gjatë muajit Gusht  janë:

  • Tirana është e ndarë në katër zona të administrimit të parkimit. Në këto zona 153 vende parkimi janë të rezervuara për personat me aftësi ndryshe. Nga këto, 42 vendparkime gjenden në zonat rezidenciale, 86 në rrugë dhe 25 në sheshet Eco Parking.
    Për më shumë klikoni linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/og_group_ref/87/type/dataset&sort_by=changed
  • Gjatë 6 mujorit të parë të 2021, mbetjet e transportuara në landfillin e Sharrës nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit kanë përbërjen e mëposhtme:
    58% dhera;
    8% mbeturina;
    6% inerte;
    9% mbeturina drusore;
    4% bar.
    Për më shumë klikoni linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/og_group_ref/69/type/dataset&sort_by=changed
  • Çdo muaj nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pastrohen sipërfaqet e mëposhtme të gjelbërta:
    1,084,817 m2 në Parkun e Madh të Liqenit;
    60,530 m2 në Parqet Memoriale Tiranë;
    5,299 m2 në Parqet Memoriale Pezë;
    36,865 m2 në Kopshtin Zoologjik.
    Për më shumë klikoni linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/og_group_ref/64/type/dataset&sort_by=changed

Open Data-Bashkia Tiranë

Drejtoria e Inovacionit në një vit

Ky ishte viti i parë i operimit të kësaj Drejtorie të re dhe pavarësisht vështirësive të COVID – 19, jemi krenar për gjithçka sa kemi bërë dhe për të gjithë bashkëpunëtorët tanë.

Drejtoria e Inovacionit është përgjegjëse për mirëadresimin e çdo çështje që lidhet me zhvillimin dhe promovimin e strategjisë së inovacionit, promovimin e zhvillimit të Start-Up duke ndikuar në ndërtimin e ekosistemit të sipërmarrjes në vend si dhe nxitjen e nxitjen e digjitalizimit të shërbimeve.


NË SHIFRA NË 1 VIT:

  • Krijuam sesionet Bibliotech Talks, ku 27 të rinj të suksesshëm të Tiranës prezantuan idetë e tyre;
  • Organizuam së bashku me Unicef Albania, Bibliotech Challenge, një konkurs kombëtar i teknologjisë për fëmijë dhe të rinj të moshave 8-18 vjeç, për t'i inkurajuar ata të zhvillojnë ide teknologjike dhe inovative;
  • Organizuam Tryeza të Rrumbullakëta, diskutime të thelluara mbi ekosistemin e sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri si dhe stimulim i bashkëpunimit mes aktorëve;
  • Të drejtat Digjitale, workshope të organizuara në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, në kuadër të promovimit dhe mbrojtes së të drejtave digjitale në kontekstin urban përmes veprimit të qytetit, për të zgjidhur sfidat e përbashkëta digjitale dhe për të punuar drejt kornizave ligjore, etike dhe operacionale për të avancuar të drejtat e njeriut në mjediset digjitale .

Kliko për raportin e plotë

Keni nevojë për suportin tonë?

Na kontaktoni në

[email protected]


DPTIIDH

Facebook Twitter Instagram


Designed with BEE Designed with BEE