Image

Buletini #32

Ky është buletini i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, për muajin KORRIK 2021

Digjitalizimi i procesit të identifikimit dhe raportimit të fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht dhe në situatë rruge

WhatsApp_Image_2021-08-09_at_11.51.34_AM.jpeg

Me qëllim reduktimin e fenomenit të fëmijëve të identifikuar në situatë rruge dhe shfrytëzimit ekonomik të tyre, Bashkia Tiranë ka ngritur qendrën më të re “Qendrën Komunitare të Terrenit” e cila ka si synim të koordinojë procesin e ndërveprimit të të gjithë aktorëve pjesëmarrës në proces dhe skuadrave të terrenit, në kuadër të rritjes së eficencës së procedurave të identifikimit proaktiv, informimit, këshillimit, vlerësimit të shpejtë, analizimit dhe raportimit të rasteve në instancat përkatëse, duke mundësuar në këtë mënyrë marrjen e masave të nevojshme nga institucionet përgjegjëse për dhënien e ndihmës së menjëhershme ndaj tyre.

 

Në këtë kuadër, është ngritur sistemi “Digjitalizimi i procesit të identifikimit dhe raportimit të fëmijëve shfrytëzuar ekonomikisht, dhe në situatë rruge”,  i cili mundëson:

 

  • Regjistrimin në kohë të procesit të identifikimit proaktiv të fëmijëve në situatë rruge nga skuadrat e terrenit;
  • Raportimin në kohë dhe me cilësi nga skuadrat e terrenit drejt Koordinatorit dhe strukturës përgjegjëse të skuadrave të terrenit dhe raportimin tek punonjësi për 'Mbrojtjen e Fëmijës' dhe sektori për 'Mbrojtjen e Fëmijës';
  • Sigurimin, gjenerimin, analizën dhe raportimin e të dhënave të sakta mbi procesin e identifikimit, raportimit në zbatim të funksionit dhe qëllimit të ofrimit të shërbimeve nga “Qëndra Komunitare e Terrenit”;
  • Transparencë në të gjitha hallkat e përfshira në këtë proces dhe mundësi evidentimi problematikash për t’i adresuar në kohë;
  • Saktësi e informacionit dhe akses në çdo kohë i të dhënave për vendimmarrje të bazuar mbi to;
  • Aksesimin e software nga terreni përmes tabletave, vënë në dispozicion të “Qendrës Komunitare të Terrenit”.

 

 

Bashkia Tiranë dhe strukturat përgjegjëse janë angazhuar plotësisht në trajtimin dhe reduktimin e këtij fenomeni.

Open Data

open_data_foto.JPG

Gjatë muajit Korrik nga stafi i Drejtorisë së të Dhënave është kryer përditësimi në portalin Open Data i të dhënave për:

  • Çerdhet, kopshtet dhe institucionet arsimore në Tiranë;
  • Mbrojtjen e Konsumatorit;
  • Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi;
  • Pastrimin dhe Gjelbërimin;
  • Rrugët dhe Ndriçimin Publik;
  • Taksat dhe Tarifat Vendore;
  • Tirana Parking;
  • Parqet dhe Rekreacioni;
  • Burimet njerëzore të Bashkisë dhe Njësive Administrative.

 

Gjatë këtij muaji ka vijuar përditësimi i të dhënave mbi Covid 19 me të dhënat e publikuara nga website-i coronavirus.al. Këto të dhëna janë përpunuar, paraqitur grafikisht e janë ngarkuar në portalin Open Data në rubrikën e Lajmeve si dhe ne website-in www.covid.tirana.al.


Disa nga gjetjet kryesore të statistikave të publikuara gjatë muajit Korrik  janë:

  • Rreth 73% e nëpunësve që ka gjithsej aparati qëndror i Bashkisë Tiranë janë femra. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 43%, i përkasin grupmoshës 31-40 vjeç. Për të dhëna më të detajuara klikoni linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/administrata-62/type/dataset&sort_by=changed
  • Në Njësitë Administrative rreth 53% e punonjësve janë femra dhe rreth 36% e gjithë të punësuarve i përkasin grupmoshës 31-40 vjeç. Për të dhëna më të detajuara klikoni linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/administrata-62/type/dataset&sort_by=changed

BiblioTech Talks first edition

b_talk.JPG

 

Bibliotech Talks nisi si një dëshirë e Drejtorisë së Inovacionit për mbështetjen e të rinjve të talentuar të Tiranës dhe u kthye në një hapësirë ku çdo i ri mund të prezantojë idenë e tij/saj të biznesit apo biznesin aktual.

 

Duke u krijuar të rinjve mundësinë e njohurive shtesë në fushën e teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit, krijuam seanca bashkëbiseduese mes të rinjve dhe ekspertëve të fushave si Teknologjia e Informacionit, Inovacioni, Komunikimi, Edukimi, etj. Në këtë mënyrë jo vetëm i ndihmojmë ata/ato të eksplorojnë më shumë talentet dhe pasionet e tyre, por edhe i japim mundësinë e shfrytëzimit të bibliotekave të qytetit si hapësira ku ndahen dhe fitohen njohuri.

 

Përgjatë një viti zhvilluam 25 sesione me të rinj plot talent, të cilët ndanë me ne projekte, ide e këshilla. Kliko KËTU për tu njohur me të gjithë të ftuarin tanë.

 

Shihemi së shpejti përsëri!

 

 

Keni nevojë për suportin tonë?

Na kontaktoni në

[email protected]

 

 

           Vizitoni në faqen tonë zyrtare: DPTIIDH

DPTIIDH
Facebook Twitter Instagram

 

Designed with BEE Designed with BEE