DREJTORIA_DTIID.png

Buletini #31

Ky është buletini i Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, për muajin QERSHOR 2021

OPEN DATA

open_data_foto.JPG

Gjatë muajit Qershor nga stafi i Drejtorisë së të Dhënave është kryer përditësimi në portalin Open Data i të dhënave për:

  • Çerdhet, kopshtet dhe institucionet arsimore në Tiranë;
  • Mbrojtjen e Konsumatorit;
  • Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi;
  • Pastrimin dhe Gjelbërimin;
  • Rrugët dhe Ndriçimin Publik.

 

Gjatë këtij muaji ka vijuar përditësimi i të dhënave mbi Covid 19 me të dhënat e publikuara nga website-i coronavirus.al. Këto të dhëna janë përpunuar, paraqitur grafikisht e janë ngarkuar në portalin Open Data në rubrikën e Lajmeve.


Disa nga gjetjet kryesore të statistikave të publikuara gjatë muajit Qershor  janë:

  • Gjatë muajit Maj, frekuentimi mesatar në 36 çerdhet publike në Tiranë ka qenë 2,928 fëmijë ndërsa në 43 kopshtet publike 4,932 fëmijë. Për më shumë klikoni në linkun:
    https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
  • Kategoria me numrin më të lartë të rimbursimeve në çerdhe është "Fëmijë/familje egjiptiane" e cila përbën 32% të totalit të rimbursimeve. Numrin më të ulët e zë kategoria "Fëmijë të vendosur me kujdestari nga familjet kujdestare" e cila përbën vetëm 0.7% të totalit të rimbursimeve. Për më shumë klikoni në linkun:
    https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
  • Kategoria me numrin më të lartë të rimbursimeve është "Fëmijë/familje egjiptiane" e cila përbën 28% të totalit të rimbursimeve. Numrin më të ulët e zë kategoria "Kujdestarë ligjorë me status jetimi" e cila përbën vetëm 0.3% të totalit të rimbursimeve. Për më shumë klikoni në linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/arsimi-58/og_group_ref/76&sort_by=changed
  • Gjatë muajit Maj 2021 Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka vijuar kontrollet në fushën e transportit. Si rezultat, janë vendosur 82 gjoba gjithsej nga të cilat 80 gjoba për shkeljen e frekuencave të linjave të transportit urban dhe 2 për shkeljet në zbatimin e shpërndarjes së biletave. Për më shumë klikoni në linkun: https://opendata.tirana.al/?q=search/field_topic/transporti-1/og_group_ref/63/type/dataset&sort_by=changed

 

OPEN DATA

SISTEMI HELP DESK

helpdesk_foto.JPG

Sistemi helpdesk është sistem #opensource i cili shërben për menaxhimin dhe efikasitetin e punës së stafit të IT-së. Ky sistem është i lidhur me emailin zyrtar të Bashkisë Tiranë në të cilin çdo punonjës që ka probleme teknike të cilat mund të zgjidhen vetëm nga stafi i IT-së, dërgon email në adresën [email protected].

 

Ky email shfaqet si “ticket” në sistem me të dhënat mbi punonjësin që dërgon email, çfarë problematike ka, sa është koha që është dashur të zgjidhet ky problem nga stafi dhe personi përgjegjës për zgjidhjen e problemit.

 

Sistemi është aktiv çdo ditë të javës 08:00-16:00.

Përdorimi i këtij sistemi mundëson zgjidhjen në kohë reale të problematikave dhe mbarëvajtjen e punës për stafin e institucionit.

HELP DESK

TË DREJTAT DIGJITALE NË EPOKËN E TEKNOLOGJISË

work.JPG

Pas suksesit të parë, Bashkia Tiranë me mbështetjen e Embassy of the Netherlands in Albania dhe në vijim të punës së saj për të drejtat digjitale organizoi workshopin e radhës :

"Të Drejtat Digjitale në Epokën e Inovacionit Teknologjik".

 

Më 30 qershor, në ditën ndërkombëtare të rrjeteve sociale, bashkë me të rinj të Tiranës dhe ekspertë të fushës si lektori Spiro Paço dhe aktivistja Zhaklin Lekatari diskutuam mbi rëndësinë e të drejtave digjitale, rastet e abuzimit dhe format për mbrojtjen e tyre.

 

Duke punuar me ekspertë kombëtarë, ndërkombëtarë dhe të rinj të Tiranës kemi nisur rrugën për të ndërtuar hapësirën e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në epokën digjitale.

 

Nëse ende nuk ke qenë pjesë e këtyre workshopeve, qëndroni të lidhur me faqen tonë  për t'u njoftuar në kohë reale për çdo nismë, projekt apo event. Kliko butonin më poshtë!

 

DPTIIDH

Keni nevojë për suportin tonë?

 

Na kontaktoni në

[email protected]

 

 

           Vizitoni në faqen tonë zyrtare: DPTIIDH

DPTIIDH
Facebook Twitter Google+

This is a sample template from BEE PRO

Create beautiful and rich email messages at no cost.

Designed with BEE Designed with BEE