Buletini Nr.10

Ky është buletini i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, të cilin ju ftojmë ta lexoni për t'u njohur me veprimtarinë dhe projektet tona.

 

Tirana Smart City

Image
 

Pas sheshit “Skënderbej”, tani internet falas edhe te Pazari i Ri .

Nëse je turist apo një qytetar i Tiranës që ke vendosur të kalosh disa çaste pranë Pazarit të Ri, atëherë momentet e bukura mund t’i ndash në kohë reale me miqtë e tu në rrjetet sociale.


Në vijimësi të nismës "Tirana Smart City", Bashkia Tiranë do të ofrojë shërbimin free WiFi edhe në ambientet e Pazarit të Ri. Ashtu si edhe në sheshin “Skënderbej” edhe në Pazarin e Ri, ju mund të logoheni free dhe sa herë që do të vizitoni Pazarin do të lidheni automatikisht me Tirana Free WiFi. 

Tashmë qytetarëve dhe turistëve do t'u mundësohet që në kohë reale të informohen mbi atraksionet turistike, eventet e kryeqytetit apo mbi shërbimet e tjera që u nevojiten.


Nisma “Tirana Smart City” për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” do të vijojë dhe në hapësirat e tjera publike të qytetit. 

 
 
 

Cloud rrit nivelin e sigurisë

 
Image

Prej disa muajsh Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka implementuar teknikën TOTP, e cila rrit nivelin e sigurisë të account-it tuaj. 


Çfarë është TOTP?

TOTP (Two-factor authentication) është një teknikë, e cila mbron llogarinë tuaj nga akseset e paautorizuara. Pasi të aktivizoni TOTP në Cloud, në momentin që do të logoheni, krahas password-it ju duhet të fusni dhe një PIN, i cili mund të gjenerohet përmes një prej aplikacioneve falas që mund të jenë Google Authentication ose Free OTP (në Play Store ose App Store).


Si të konfigurojmë TOTP?

Për të konfiguruar TOTP ju duhet të logoheni në llogarinë tuaj në Cloud dhe të klikoni Settings-> Security->Enable TOTP. 

Pasi të bëni enable TOTP, ju duhet të skanoni nga telefoni juaj, nëpërmjet një prej aplikacioneve të mësipërm, kodin QR si në figurë. 

Tani për t'u loguar më të sigurtë në llogarinë tuaj ju do të identifikoheni duke përdorur fjalëkalimin dhe PIN-in që gjenerojnë aplikacionet. 

 

Fëmijët e Tiranës

Image

Website më i ri i krijuar nga DTIK për Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të fëmijëve, ndërtuar në përputhje me kërkesat e institucionit dhe kushtet e sigurisë.


QEZHEF prezanton vizitorët me profilin e institucionit, shërbimet e ofruara, pasqyron punët dhe aktivitetet e zhvilluara. Gjithashtu në këtë website ju mund të merrni informacion mbi vendndodhjen e çerdheve dhe kopshteve si dhe dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar fëmijën tuaj.


Na vizitoni në Fëmijët e Tiranës për t'u informuar mbi të rejat më të fundit.

Keni nevojë për suportin tonë?

Na kontaktoni në

[email protected]