Copy

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Përshëndetje <<First Name>>,

Ky është buletini i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të cilin ju ftojmë ta lexoni për t'u njohur me veprimtarinë dhe projektet e reja.  
Internet dhe Intranet për Bashkinë e Tiranës dhe për Institucionet e Varësisë
Një nga prioritetet kryesore të këtij viti për Drejtorinë tonë, ka qënë unifikimi i të gjitha shërbimeve të teknologjisë së informacionit në mënyrë të qëndërzuar për aparatin e Bashkisë, Institucionet e Varësisë dhe Njësitë Administrative.
Parimisht sot kemi një rrjet të centralizuar, të menaxhueshëm dhe të sigurtë nëpërmjet të cilit mund të garantojmë:
  • Rritjen e efikasitetit, performancës dhe cilësisë së shërbimeve të sistemeve të informacionit në përdorim nga aparati i Bashkisë, Institucionet e Varësisë dhe Njësitë Administrative.
  • Mirëfunksionimin e proçeseve teknologjike.
  • Arritjen me efiçencë maksimale të objektivave dhe rezultateve.
  • Identifikimin dhe zgjidhjen më të shpejtë të problematikave.
  • Rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e informacionit.

Avantazhet e shërbimit të qëndërzuar të internetit


Ky projekt ka disa avantazhe të rëndësishme në mbarëvajtjen e punës së përditshme. Sot ne ofrojmë:
  • Shërbim Interneti 300 Mbps në godinën qëndrore të Bashkisë Tiranë.
     
  • Shërbim Interneti në Drejtoritë e Bashkisë që ndodhen jashtë godinës qëndrore, me shpejtësi të lartë komunikimi 1 Gbps, që ofrohet përmes teknologjisë Dark Fiber (Intranet).
     
  • Shërbimin e Internetit dhe Intranetit në 24 Njësitë Administrative.
     
  • Shërbim Interneti për Drejtorinë e Transportit dhe Trafikut Rrugor dhe lidhjen me Intranet nëpërmjet fibres optike të kësaj drejtorie me 75 pikat e semaforëve në Tiranë. Përmes kësaj lidhjeje realizohet monitorimi i trafikut në kohë reale.
     
  • Shërbim Interneti dhe Intraneti për Institucionet e Varësisë së Bashkisë Tiranë.
     
  • Një tjetër shërbim i rëndësishëm është edhe Intraneti i institucionit Tirana Parking me 10 pikat e parkimit me pagesë në territorin e Tiranës që menaxhohen nga ky institucion.
     
  • Lidhje Dark Fiber ndërmjet godinës qëndrore së Bashkisë Tiranë me Ministrinë e Brendshme, nëpërmjet së cilës realizohet ndërveprimi i sistemit elektronik e-Gjoba me Policinë Bashkiake.

Infrastruktura teknologjike aktuale e ngritur do të na shërbejë gjithashtu për zhvillimin e një sërë projektesh të tjera që do të implementohen në të ardhmen.
Sistemi Helpdesk
Sistemi Helpdesk është një sistem për gjurmimin e problematikave dhe problemeve ditore të stafit të Bashkisë Tiranë. Këtu ju mund të raportoni një problem apo të bëni një kërkesë ndaj stafit të IT, të vendosni vendndodhjen tuaj, një përshkrim të shkurtër të problematikës dhe me pas do të keni mundësinë të merrni njoftime me email për ecurinë e saj.
Për çdo problematikë për të cilën mund t'ju ndihmojmë mund të na kontaktoni përmes:
Ju sugjerojmë të përdorni mënyrën e dytë, pasi ofron komoditet në identifikimin e shpejtë të problemit. Kredencialet e nevojshme për t'u loguar janë emër.mbiemër dhe fjalëkalimi të cilin përdorni për të aksesuar kompjuterin tuaj.
Rrjetet Sociale
DTIK është prezent dhe në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ku ju mund të na ndiqni për të marrë më shumë informacione dhe përditësime nga departamenti jonë si edhe për të lexuar kuriozitete të ndryshme nga bota e teknologjisë.
Për ç'do problem hardware dhe software, gjatë punës tuaj të përditshme mund të na kontaktoni nëpërmjet emaili-it tuaj zyrtar në [email protected]






This email was sent to <<Email Address>>
why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences
Bashkia Tiranë · Sheshi Skënderbej · Tirane 1001 · Albania

Email Marketing Powered by Mailchimp