Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
Përshëndetje <<First Name>>,
Ky është buletini i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të cilin ju ftojmë ta lexoni për tu njohur me veprimtarinë dhe projektet e reja.
Sistemi i Ankesave dhe Kërkesave të Qytetarëve
Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit kundrejt qytetarëve, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka zhvilluar një sistem të ri që mundëson trajtimin e kërkesave dhe ankesave të tyre. Nëpërmjet këtij aplikacioni web, realizohet arkivimi i qëndërzuar i problematikave të qytetarëve dhe delegimi i tyre në kohë reale drejt strukturave përgjegjëse të Bashkisë Tiranë duke ofruar në këtë mënyrë ndërveprimin e të gjitha palëve në mënyrë direkte me sistemin. Gjithashtu, ofrohet mundësia e njoftimit në avancë të operatorëve për të respektuar afatet kohore sipas legjislacionit në fuqi.
Drejtoria jonë ka zhvilluar një web aplikacion të ri për Policinë Bashkiake. Funksioni kryesor i tij do të jetë menaxhimi dhe arkivimi elektronik i problematikave të qytetarëve në adresë të Policisë Bashkiake nga burime apo kanale të ndryshme komunikimi.
Sistemi është dinamik dhe ofron mundësi të mëtejshme zhvillimi, si dhe ofron mundësinë e kërkimit të avancuar dhe gjenerimit të raporteve. Sot që flasim, operatorët e Policisë Bashkiake kanë hedhur 2226 problematika të ndryshme të qytetarëve ndër vite, në një periudhë të shkurtër kohore nga vënia në dizpozicion e aplikacionit.
1. Mindmaps është një nga aplikacionet më të reja të shtuara në hapësirën virtuale Cloud. Ai ju ofron mundësinë e krijimit të diagramave Mindmap të cilat përdoren për të organizuar informacionin nga ana vizuale. Ju mund t'i ndani lehtësisht ato me përdorues/grupe të tjera në instancën tuaj lokale. Shumë veçori të tjera priten edhe në versionet e rradhës.
Me këtë aplikacion ju mund të:
Krijoni/editoni/fshini diagramat mindmap.
Shtoni një përshkrim në mindmap tuajin.
Ndani atë me skuadrën.
Organizoni idetë tuaja.
2. Deck është një aplikacion për organizimin e projekteve dhe për planifikimin personal të punës nga skuadrat e integruara në Cloud. Ai ju lejon të:
Shtoni detyrat tuaja një një tabelë dhe ti organizoni ato.
T'i vendosni detyrave shënime shtesë.
T'i vendosni etiketa në mënyrë që të jenë më të organizuara.
Sistemi Helpdeskështë një sistem për gjurmimin e problematikave dhe problemeve ditore të stafit të Bashkisë Tiranë. Për çdo problematikë për të cilën mund t'ju ndihmojmë mund të na kontaktoni përmes:
Ju sugjerojmë të përdorni mënyrën e dytë, pasi ofron komoditet në identifikimin e shpejtë të problemit. Kredencialet e nevojshme për tu loguar janë emër.mbiemër dhe fjalëkalimi të cilin përdorni për të aksesuar kompjuterin tuaj.
Rrjetet Sociale
DTIK është prezent dhe në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ku ju mund të na ndiqni për të marrë më shumë informacione dhe përditësime nga departamenti jonë si edhe për të lexuar kuriozitete të ndryshme nga bota e teknologjisë.
Për ç'do problem hardware dhe software, gjatë punës tuaj të përditshme mund të na kontaktoni nëpërmjet emaili-it tuaj zyrtar në [email protected]