Ky është buletini mujor i Drejtorisë së Informacionit dhe IT-së, të cilin ju ftojmë ta lexoni për tu njohur me veprimtarinë dhe projektet e reja të DSIITs.
Producteev - Sistemi i Menaxhimit të Detyrave
Krijimi i një ambjenti të përbashkët në të cilin mund të menaxhosh punët dhe detyrat e Drejtorisë është një mënyrë eficente për të realizuar objektivat në kohë dhe për të marrë feedback të vazhdueshëm. Producteevështë një hapesirë në të cilën gjithësecili mund të menaxhojë punët që i janë caktuar nga eprori dhe të raportojë në menyrë periodike mbi ecurinë e secilës prej tyre. Ka një ndërfaqje tepër të thjeshtë për tu kuptuar, është i lehtë në përdorim dhe mund të aksesohet në web dhe mobile (ofrohet falas në Play Store & App Store).
Drejtoria jonë përdor pikërisht këtë platformë për të skeduluar, menaxhuar apo raportuar cdo detyrë në kohë reale. Ju ftojmë ta përdorni edhe ju...
Në foto mund të shihni sesi ne e përdorim Producteev.
Majtas në seksionin People janë të listuar të gjithë Përdoruesit e rrjetit DSIIT - Bashkia Tiranë. Më poshtë, listohen të gjitha Projektet të cilat i kategorizojmë në projekte personale apo private (të cilat shihen, editohen dhe menaxhohen vetem nga personi që i ka krijuar) dhe projekte në grup ose publike (të cilat shihen, editohen dhe menaxhohen nga i gjithë grupi). Djathtas, në hapesirën me ngjyrë të bardhë listohen të gjitha detyrat e secilit Projekt ku secila prej tyre i caktohet nga eprori njërit ose disa prej punonjësve, i vendosen afate kohore, prioritete, nën-detyra etj. Në secilën prej tyre, personat përgjegjës mund të raportojnë vazhdimisht mbi ecurinë e punës, detyrave dhe nën-detyrave deri në momentin që i perfundojnë dhe i kalojnë në Statusin Completed.
GLPI është një sistem për gjurmimin e problematikave, menaxhimin e aseteve të IT dhe platform shërbimi. Helpdesk mund të aksesohet nga adresa helpdesk.tirana.al. Në faqen që ju shfaqet ju keni mundësin të logoheni me kredencialet tuaja (emër.mbiemër dhe fjalëkalimi me të cilin logoheni në kompjuterin tuaj). Ju ftojmë të na shkruani në cdo kohë për problematikat që mund të hasni gjatë punës tuaj për të cilat mund t'ju ofrojmë zgjidhje.
Këtu ju mund të raportoni një problem apo të bëni një kërkesë ndaj stafit të IT, të vendosni vendndodhjen tuaj, një përshkrim të shkurtër të problematikës dhe me pas do të keni mundësinë të merrni njoftime me email për ecurinë e saj.
Si të ndryshojmë fjalëkalimin në domain?
Pasi të jeni loguar në kompjuter me userin tuaj shtypni së bashku tastet CTRL+ALT+DEL. Në dritaren që shfaqet kliko mbi “Change Password”. Plotëso me rradhë fushat që shfaqen pas këtij hapi dhe prisni derisa të merrni konfirmimin që fjalëkalimi u ndryshua.
Cfarë duhet të kemi parasysh kur vendosim një fjalëkalim të ri:
Duhet të ketë një apo më shumë gërma të mëdha
Duhet të ketë gërma të vogla
Duhet të përmbajë numra
Duhet të ketë një apo më shumë karaktere speciale (*@#!%)
Nuk duhen përdorur fjalëkalime të vendosura më parë
Nuk mund të përdorni emrin apo mbiemrin tuaj në përbërjen e tij
Duhet të jetë te paktën me 7 karaktere.
Përditësime të tjera
Tashmë manuali i cloud është i përditësuar me ndërfaqen e re dhe aplikacionet e reja të shtuara gjatë muajve të fundit. Për më shumë lexoni këtu.
DSIIT është prezent dhe në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ku ju mund të na ndiqni për të marrë më shumë informacione dhe përditësime nga departamenti jonë si edhe për të lexuar kuriozitete të ndryshme nga bota e teknologjisë.
Për ç'do problem hardware dhe software, gjatë punës tuaj të përditshme mund të na kontaktoni nëpërmjet emaili-it tuaj zyrtar në [email protected]