Familjarizimi i përdoruesve me Cloud-in që kemi implementuar ka rritur ndjeshëm kërkesën për ta zgjeruar atë edhe tek disa nga punonjësit e institucioneve të varësisë apo njësive administrative. Sot, Cloud-in mund ta aksesojnë të gjithë ata që kanë një adresë emaili zyrtare në Bashkinë e Tiranës, në adresën: https://cloud.tirana.al.
Secili përdorues ka në dizpozicion 1GB hapesirë personale. Megjithatë kjo hapesirë është lehtësisht e zgjerueshme në nivel Drejtorie. Nëpermjet një kërkese drejtuar Drejtorisë sonë, mund t‘ju krijojmë një mjedis të përbashkët në Cloud me hapesirë deri në 20GB të cilën ju mund ta ndani me punonjësit dhe mund ta vetëmenaxhoni me lehtesi.
|